Kosova: Debatet i kanë ardhur në 
majë të hundëve njerëzve. Punë!

Kosova: Debatet i kanë ardhur në <br />majë të hundëve njerëzve. Punë!
TIRANE - Kandidati për kryebashkiak, Halim Kosova ka vijuar turin e dëgjesës me qytetarët në zonën e “Don Boskos” në Tiranë. Pasi ka dëgjuar shqetësimet e për problematikat me të cilat përballen çdo ditë banorët e kësaj zone, kandidati demokrat u angazhua për të krijuar lehtësi, e për të krijuar vende pune e për të kthyer besimin tek e ardhmja.

“Mbas pranimit nga ana ime për ta vënë emrin dhe gjithë përvojën time, ndershmërinë time, deri tek thinja e fundit e bardhë në kokën time në dispozicionin tuaj, unë juve ju kërkoj edhe njëherë votën më datën 21 qershor, ilaçin më të mirë për të gjithë. Të tregojmë sëbashku se ky vend nuk është vend i mallkuar, por i ka mundësitë të gjitha të bëhet me një ilaç të vetëm, njeriu i duhur në vendin e duhur dhe me provat e duhura. Unë do marr detyrën jo me vdek njerëzit por me i shpëtu jetën. Unë do bëj që pas zgjedhjeve të 21 qershorit, i përkrahur nga Partia Demokratike dhe nga ekspertët më të mirë që kam përreth, që t’i zbrazin valixhet njerëzit, ti varin rrobat aty ku ishin dhe t’i përvishemi punës si e vetmja mënyrë për të ecur përpara”, tha Kosova.

Në lidhje me debatin televiziv të cilin kërkoi kandidati i së majtës Halim Kosova u shpreh në këtë mënyrë.

"Ka dalë filani tha dhe të kërkon debat të hapur. Solla në mendje gjithë kandidatët, njëri ka kënduar nëpër dasma, se kam informacion dhe mirë debat, po mos më kërko të këndoj tek tjetri. Debatet i kanë ardhur në majë të hundës njerëzve, dhe të gjithë e kemi të qartë se ky vend nuk ka nevojë për debat për debate, ky vend ka nevojë për punë, punë e dinjitet”.

Kosova i konsideroi të papranueshme politikat e qeverisë të cilat rëndojnë ekonominë e qytetarëve.

“Ajo që unë shoh dhe konstatoj çdo ditë është që kjo qeveri jo vetëm që ka rritur shumë taksa dhe kosto në kurriz të qytetarit, duke i pakësuar të ardhurat që i ngelin në xhep, ka rënduar biznesin duke i pakësuar mundësinë e punësimit, por ajo që mua më tërheq vëmendjen është se nuk ka sensin e humanizmit karshi banorëve të saj. Unë jam për atë që edhe ligji të veprojë por dhe ana humane dhe njerëzore të jetë në pah në mënyrë që duke u kombinuar këto të dyja edhe zgjidhja për banorët e Tiranës edhe zgjidhja për organizimin e biznesit të jetë shumë shumë herë më e pranueshme”, tha Kosova.
 
Halim Kosova kishte një mesazh edhe për ata që përpiqen të blejnë votat e qytetarëve.

Lekët nën dorë janë ato që ju janë vjedhur juve , ta keni mirë parasysh këtë edhe unë jam i sigurtë që e keni të qartë. Nëqoftëse nuk ju vjedhin s’kanë çfarë ju japin. Po ju vjedhin një thes dhe ju japin një thërrime. Mbajeni këtë parasysh dhe le të mobilizohemi të gjithë, të mendojmë për katër vjet dhe jo një ditë. Çfarëdo lloj hallesh që t’ju kenë mbytur, zgjidhja është punë dhe dinjitet dhe e sigurtë që do shkojmë aty ku duam”, thotë Kosova.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Shijak/ Përfshihet nga flakët Komisariati i policisë! Dyshohet për shkëndijë elektrike, zjarrfikësit bëjnë të mundur shuarjen e zjarrit

Shijak/ Përfshihet nga flakët Komisariati i policisë! Dyshohet për shkëndijë elektrike, zjarrfikësit bëjnë të mundur shuarjen e zjarrit