Kosova dhe Maqedonia e Veriut heqin barrierat: Tregti e lirë

Kosova dhe Maqedonia e Veriut heqin barrierat doganore të vendosura në gusht ndaj njëra-tjetrës. Vendimi është bërë i ditur nga Ministri në Detyrë i Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë, Endrit Shala nëpërmjet një njoftimi zyrtar

Sipas ministrit keto masa u hoqen pasi të dyja palët kanë rënë dakord për të lejuar vijimin e tregtisë së lirë për shkëmbimin e mallrave.

Lufta tregtare midis Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut nisi në javën e dytë të gushtit, kur Shkupi vendosi të ndalonte hyrjen në tregjet vendase të peshkut dhe nënprodukteve të tij që vinin nga Prishtina, për shkak se nuk ishin të pajisura me analizat e nevojshme të sigurisë ushqimore.

Pas kësaj mase më 16 gusht ministri i Tregtisë Endrit Shala vendosi të ndalonte hyrjen në Kosovë të patates dhe mjaltit që vinte nga Maqedonia. Disa ditë më vonë Ministri i Kosovës priti në takim Ministrin e Ekonomisë së Maqedonisë së Veriut Kreshnik Bekteshi, ku pas diskutimeve kishin vendosur që të të dyja palët të plotësonin detyrimet përkatëse dhe të hiqnin çdo masë ndëshkuese.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Lezhë, shtëpia muze e ‘Mlikjave’ rrezikon që të shembet

Lezhë, shtëpia muze e ‘Mlikjave’ rrezikon që të shembet