Kosova dhe Maqedonia e Veriut, i bashkëngjiten nismës për “Rrjetin e pastër” 5G

Kosova dhe Maqedonia e Veriut, i bashkëngjiten  nismës për “Rrjetin e pastër” 5G

Foto ilustruese

Kosova dhe Maqedonia e Veriut, kanë nënshkruar në Shkup një memorandum bashkëpunimi me Shtetet e Bashkuara për “Rrjetin e pastër” të komunikimeve, 5G.

Memorandumi është nënshkruar ndaras mes zëvendës-Sekretarit amerikan të Shtetit për Ekonomi, Energji dhe Mjedis, Keith Krach, me kryeministrat e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, Avdullah Hoti dhe Zoran Zaev.

Kryeministri Hoti e ka konsideruar këtë marrëveshje si hap të madh drejt rritjes së sigurisë në këtë fushë, në rajonin e Ballkanit.

“Përmes kësaj Kosova merr edhe obligimet e veta shtetërore, për të qenë krah partnerëve tanë strategjikë siç janë Shtetet e Bashkuara në këtë fushë”, ka thënë Hoti.

Zëvendës-Sekretari Krach, nënshkrimin e memorandumit, e ka vlerësuar si akt që dëshmon miqësinë e fuqishme mes dy shteteve, SHBA-së dhe Kosovës.

Kosova është partner strategjik shumë i ndershëm dhe kjo ceremoni është dëshmi e fuqishme e miqësisë mes dy shteteve tona…Bota po zgjohet nga rreziqet e rrjeteve të pabesueshme dhe të rrezikshme. Deklarata e jonë e përbashkët historike për ‘Rrjetin e pastër’ 5G e adreson rrezikun duke marrë parasysh kërcënimet për sigurinë nga rrjetet e ashtuquajtura 5G... 25 vende anëtare të NATO-së dhe 27 vende anëtare të BE-së janë pjesë e ‘Rrjetit të pastër’ 5G, por ka edhe shumë kompani e shtete tjera që e përdorin këtë rrjet. Ky është një rrjet shumë më tepër se 5G pasi mbulon çdo gjë. Është gjithëpërfshirës dhe lufton rreziqet mbi privatësinë e të dhënave, sigurinë dhe bashkëpunimin e besueshëm, që rrezikohet nga Partia Komuniste e Kinës”, ka deklaruar ai.

Edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, e ka vlerësuar si shumë të rëndësishëm nënshkrimin e këtij memorandumi, jo vetëm për sigurinë e vendit por edhe të rajonit.

“Maqedonia e Veriut si shtet kandidat për anëtarësim ne BE e ka për obligim që t’i harmonizojë politikat kombëtare për zhvillimin e komunikimeve elektronike me politika e BE-së si dhe me ato të partnerit tonë strategjik dhe aleat në NATO, SHBA-së. Ky memorandum është me rëndësi jetike për prosperitetin, sigurinë kombëtare dhe zhvillimin ekonomik”, ka deklaruar kryeministri Zoran Zaev.

Në marrëveshjen për normalizim ekonomik, të nënshkruar më 4 shtator në Uashington, nga Kosova dhe Serbia, në prani të presidentit amerikan, Donald Trump, dy vendet kanë rënë dakord se do të ndalojnë përdorimin e pajisjeve 5G, të siguruara nga shitës jo të besueshëm, në rrjetin e komunikimit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja