Kosova dhe SHBA firmosin
një memorandum mirëkuptimi

Kosova dhe SHBA firmosin<br />një memorandum mirëkuptimi
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga dhe ambasadori amerikan, Christopher Dell, kanë firmosur një memorandum mirëkuptimi që ka të bëjë me ndihmën e gjithanshme të SHBA-së për Kosovën.

Presidentja Jahjaga e falenderoi SHBA për ndihmën e vazhdueshme që po i jep vendit në forcimin e ligjit, në zhvillimin ekonomik, në përmirësimin e klimës së biznesit, në krijimin e vendeve të punës, për ngritjen e kapaciteteve institucionale dhe për përkrahjen e proceseve integruese rajonale dhe evropiane.

“Jemi të interesuar që në të gjitha këto fusha, për të cilat e kemi edhe ndihmën dhe përkrahjen e Qeverisë së SHBA-së, të bëjmë reformat dhe transformimet e nevojshme me të cilat i plotësojmë standardet që na mundësojnë të kemi institucione të përgjegjshme, demokratike dhe efektive”, tha Jahjaga. “Këto ndihma e përshpejtojnë arritjet e qëllimeve tona strategjike për anëtarësim në Bashkim Evropian, në NATO, në Organizatën e Kombeve të Bashkuara dhe në të gjitha organizatat e mekanizmat e tjerë ndërkombëtarë”.

Ambasadori Dell ka thënë se ky nënshkrim shënon një arritje tjetër në miqësinë ndërmjet SHBA-së dhe Kosovës, ndërkohë ka sqaruar çka do të thotë ky memorandum.

“Korniza e fundit ligjore që ka qenë dhe që i ka mundësuar Qeverisë së SHBA-së dhe agjencisë së SHBA-së zhvillim ndërkombëtar, ka qenë e nënshkruar ndërmjet SHBA-së dhe UNMIK-ut. Sot, me këtë nënshkrim, me këtë marrëveshje, ne po e sigurojmë një kornizë ligjore ndërmjet Qeverisë së SHBA-së dhe Qeverisë së Kosovës. Me fjalë të tjera, kjo përbën një hap tjetër përpara në konsolidimin e shtetit dhe institucioneve të Republikës së Kosovës”, ka thënë Dell.

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Azgan Haklaj: Sali Berisha nuk është kryetar i PDSH-së

Azgan Haklaj: Sali Berisha nuk është kryetar i PDSH-së