Kosova dhe Turqia do të thellojnë
bashkëpunimin bilateral

Kosova dhe Turqia do të thellojnë<br />bashkëpunimin bilateral
PRISHTINE- Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Ahmet Davutoğlu.

Ministri Hoxhaj e ka njoftuar homologun turk për progresin që po arrihet në Kosovë dhe forcimin e gjithanshëm të shtetësisë. Kështu thuhet në një njoftim për media, të kësaj ministrie.

Ministri Davutoğlu ka vlerësuar të arriturat në Kosovë, duke shprehur përkrahjen e Turqisë për avancimin e gjithanshëm të proceseve.

Ministri Hoxhaj dhe ministri Davutoğlu gjatë bisedës janë fokusuar në forcimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit bilateral, duke shprehur vullnetin e dyanshëm për fuqizimin e shkëmbimeve në shumë fusha, si në ekonomi, tregti, kulturë, arsim etj.

Shefi i diplomacisë kosovare foli edhe për fuqizimin e vazhdueshëm të subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës, përmes njohjeve dhe anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare, duke vlerësuar përkrahjen turke në këtë drejtim.

Davutoğlu rikonfirmoi përkrahjen e mëtejshme të shtetit të tij në procesin e njohjeve dhe anëtarësimin e Kosovës në organizata multilaterale.

Më tej, dy ministrat kanë biseduar edhe për proceset e fundit në rajon dhe më gjerë.

Marrë nga "Kosova Press"

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike