Kosova drejt krizës greke
Ekonomistët:Kujdes me borxhin

Kosova drejt krizës greke<br />Ekonomistët:Kujdes me borxhin
PRISHTINE- Qeveria e Kosovës rrezikon të fusë vendin në një krizë të borxhit publik, të ngjashme me atë të Greqisë, shkruan gazeta "Tribuna".

Këtë vërejtje e bëjnë njohësit e ekonomisë, duke apeluar që të kihet kujdes me fondet investive dhe huat të cilat nuk gjenerojnë kthim të investimeve. Krejt kjo pasi premtimet për investime nuk janë në linjë me nivelin e zhvillimit ekonomik.

Se Qeveria e Kosovës ka filluar të rrisë borxhin publik, tërheq vërejtjen Ibrahim Rexhepi, drejtor i STRAS. Ai përmend letrat me vlerë për të cilat po paguhet nga taksat e qytetarëve dhe nëse shuma e borxhit publik arrin nivelin që rrezikon mundësinë e pagesës, atëherë bie besimi në letrat me vlerë të qeverisë, apo, nëse dikush pranon këtë rrezik, kërkon interes shumë të lartë.

“Kjo edhe më shumë e ngarkon borxhin publik”, thotë Rexhepi.

Ndërsa Halim Gjergjizi, njohës i ekonomisë, ka thënë: “Premtimet e kryeministrit për investime dhe fonde të tilla nuk janë në proporcion me nivelin e zhvillimit ekonomik dhe rrezikojnë që Kosovën ta fusin në krizë të ngjashme si ajo e Greqisë”.

Marrë nga gazeta "Tribuna"

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Incidenti me Osmanin në aeroport, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Iu kërkua të kalonte telefonin në skaner, sigurimi i saj kërcënoi punonjësit

Incidenti me Osmanin në aeroport, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Iu kërkua të kalonte telefonin në skaner, sigurimi i saj kërcënoi punonjësit