Kuvendi i Kosovës është mbledhur një seancë të jashtëzakonshme plenare, ku në rend dite është vetëm një pikë: zgjedhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Seanca vjen pasi Kuvendi u konstituua gjatë paradites dhe ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, mandatoi Albin Kurtin për formimin e Qeverisë së re.

Tashmë Kurti pritet t'u paraqesë deputetëve programin qeverisës dhe përbërjen e kabinetit, të cilat do t'i nënshtrohen votimit në Kuvend.


Lajmi kryesor:

Votohet qeveria e re e Kosovës, opozita paralajmëron padi në Kushtetuese: Është jo legjitime! Kurti thirrje PDK-së: Propozoni nënkryetarin e Kuvendit