PRISHTINË, 18 Shtator/ATSH-B.Jashari/.- Konferenca "Tregu i Energjisë në Evropën Jug-Lindore 2014", e organizuar nga Evroenergie, ka mbledhur sot në Prishtinë, përfaqësues të institucioneve dhe kompanive nga Kosova, rajoni e më gjerë, si dhe përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare dhe financiare, si Banka Botërore, Komuniteti i Energjisë etj.
Për dy ditë më radhë, në këtë konferencë do të diskutohet për zhvillimin e tregut të energjisë dhe sfidat e ardhshme të këtij sektori.
Në hapje të Konferencës, ministri kosovar i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli, tha se hapja e tregut të energjisë nuk është një proces që mundet të bëhet shumë thjeshtë, por kjo kërkon përgatitje të gjatë dhe në nivelin evropian.
Ai tha se Kosova është shumë e përkushtuar që të jetë pjesë e një tregu evropian të energjisë dhe do të bëjë shumë që t'i kontribuoj këtij tregu, duke përmendur këtu ndërtimin e kapaciteteve njerëzore dhe fizike, siç është edhe linja 400 kV me Shqipërinë, e cila ka filluar të ndërtohet.
Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Ian Cliff tha se hapja e tregut energjetik në Evropën Jug-Lindore është një detyrë parësore për vitet e ardhshme dhe kjo do të sjellë përfitime për rajonin.
Ai tha se nuk ka dyshim se Kosova do të duhet të ndërtojë TEC të rinj për të plotësuar nevojat e saj për energji, por krahas kësaj duhet të punojë në zhvillimin e BRE-ve, edhe pse ato mundësi janë të vogla, dhe rritjen e eficiencës të energjisë.
Ambasadori i Kosovës në Berlin, Skender Xhakaliu tha se përpos ndihmave financiare, Qeveria Gjermane ndihmon Kosovën edhe përmes bashkëpunimit me Bankën Gjermane për Zhvillim KfW dhe Agjencisë për Bashkëpunimin Ndërkombëtar GIZ.
Ai tha se Ambasada e Kosovës në Gjermani ka për synim avancimin e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve.
Hamdi Malushaj nga Evroenergie tha se qëllimi i konferencës është që përmes saj të krijojnë një rrjet të madh për rajonin, një vendtakim për energjinë, ku ekspertë të ndryshëm mund të shkëmbejnë idetë për këtë sektor.
Konferenca "Tregu i Energjisë në Evropën Jug-Lindore 2014" vazhdon punimet edhe nesër./m.m/
/Shqiptarja.com