Kosova e Shqipëria me marrëveshje
në ekonomi, drejtësi, siguri e ambient

Kosova e Shqipëria me marrëveshje<br />në ekonomi, drejtësi, siguri e ambient
Kabineti i kryeministrit të Kosovës është në fazën përfundimtare të përgatitjeve për mbledhjen e përbashkët mes dy qeverive, asaj të Kosovës dhe Shqipërisë, që do të mbahet me datë 3 qershor, në Prishtinë ku do të diskutohet për bashkëpunimin dypalësh në fushën ekonomisë, sigurisë, drejtësisë etj.

“Përgatitjet janë duke vazhduar dhe janë në finalizim pikat e marrëveshjes. Të mërkurën do të udhëtojmë një ekip nga Prishtina për në Tiranë, për të finalizuar materialet për marrëveshje. Marrëveshjet e reja do të jenë në fushën e bashkëpunimit ekonomik, sigurisë, drejtësisë, ambientit e shumë fusha të tjera”, ka deklaruar këshilltari për çështjet ekonomike të kryeministrit Isa Mustafa, Sokol Havolli.

Një ekip nga Kosova, të mërkurën do të udhëtojë për në shtetin shqiptarë me qëllim që të finalizohen materialet për marrëveshje.

Këshilltari i kryeministrit Mustafa, tha po ashtu se deri tani Qeveritë nuk kanë finalizuar numrin e marrëveshjeve që do të arrihen në këtë takim.


Redaksia Online 
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Aplikimet në Akademinë e Sigurisë/ Rrumbullaku: 100 më të mirët, do të nisin studimet në vitin akademik 2024-2025

Aplikimet në Akademinë e Sigurisë/ Rrumbullaku: 100 më të mirët, do të nisin studimet në vitin akademik 2024-2025