Liderët politikë në Kosovë nuk arritën të gjejnë një zgjidhje për formimin e qeverisë së re në takimin me Presidenten Vjosa Osmani.

Ai zgjati rreth 2 orë dhe u thirr nga Presidentja për të diskutuar mundësitë për një mandatar tjetër pasi Kurti dështoi të votëbesonte qeverinë e re të propozuar prej tij në 26 Tetor.

Në takim asnjë nga partitë nuk ka pranuar të ketë një shumicë të mjaftueshme për të formuar qeverinë, ndërsa Kurti sic deklaruan liderët e LDK, PDK dhe AAK ka kërkuar kohë edhe disa ditë për një tentativë të fundit.

Deri në 5 Nëntor, Presidentja duhet të vendosë nëse do të mandatojë sërish Kurtin apo do të shpallë zgjedhjet e parakohshme. Lumir Abdixhiku, Ramush Haradinaj dhe Memli Krasniqi kërkuan që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme, ndërsa Kurti pas takimit nuk foli për gazetarët.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:28
Kurti përpara takimit me Osmanin dhe liderët politikë: Do përpiqemi të gjejmë një zgjidhje

1761759246_albinkurti.JPG

Pak përpara nisjes së takimit me Presidentene vendit Vjosa Osmani dhe kryetarët e partive të tjera politike në vend, Kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti është pyetur nëse sot do të gjendet një zgjidhje për situatën e krijuar.

“Do të përpiqemi të gjejmë zgjidhje dhe e falënderoj zonjën presidente për organizimin e këtij takimi”, ka thënë Kurti shkurt për mediat.