Kosova ende pa qeveri të re, liderët
e opozitës kërkojnë Vetëvendosjen

Kosova ende pa qeveri të re, liderët<br />e opozitës kërkojnë Vetëvendosjen
Vijojnë debatet për mandatarin që do të formojë qeverinë e re në Kosovë. Ndërsa Gjykata Kushtetuese ende nuk ka dalë me një përfundim mbi liderin që do të formojë qeverinë, opozita vijon takimet e saj për të diskutuar veprimet e mëtejshme. 

Isa Mustafa, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj do të takohen pasditen e së hënës për të marrë vendime mbi qeverinë e re. Në takimin e fundit të opozitës që u mbajt në selinë e Nismës së Fatmir Limajt, tre liderët janë pajtuar që takimi i radhës do të mbahet më 30 qershor, ndërkohë që ende nuk dihet nëse Vetëvendosja do të marrë pjesë në këtë takim. Mediat kosovare bëjnë të ditur se gjatë kësaj jave pritet të bëhet certifikimi i zgjedhjeve, duke lënë të hapur mundësinë e një vendimi nga Gjykata Kushtetuese në lidhje me kërkesat e presdientes Atifete Jahjaga, për qartësimin e rolit të saj në këtë proces.

Sipas vëzhguesve, partitë politike duhet të angazhohen në përpjekje për të shmangur një krizë të mundshme politike që mund ta çonin vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Media amerikane “CN Traveler”: Plazhet më të mira në Shqipëri

Media amerikane “CN Traveler”: Plazhet më të mira në Shqipëri