Kosova gati të mbajë zgjedhjet në veri, BE: Presim më shumë informacione për hapat konkret

Kosova gati të mbajë zgjedhjet në veri, BE: Presim më shumë informacione për hapat konkret

Albin Kurti

Gjatë kësaj jave Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal mori vendim për caktimin e një Grupi Punues që do të hartonte Udhëzimin Administrativ për caktimin e procedurave që do ta mundësonin largimin e kryetarëve të komunave në veri përmes një iniciative. Çka thotë Bashkimi Evropian?

Disa herë, BE-ja përsëriti se kryetarët në komunat në veri duhet të dorëhiqen, në mënyrë që t’u hapet rrugë mbajtjes së zgjedhjeve të reja në veri të vendit.

Në një përgjigje për Nacionalen, Bashkimi Evropian ka thënë që pret më shumë informacione nga Kosova për “hapat konkretë” që do të çonin në mbajtjen e zgjedhjeve.

“BE-ja vë në dukje vendimin e Ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal për të krijuar një grup pune për peticionet lokale për tërheqje. BE-ja pret të marrë më shumë informacion nga autoritetet për hapat e mëtejshëm konkretë që do të çonin në mbajtjen e këtyre zgjedhjeve.” – thuhet në përgjigjen e tyre.

Tutje, nga Bashkimi Evropian deklaruan se zgjedhjet e parakohshme në veri duhet të mbahen pa vonesa.

“Në deklaratën e saj të 3 qershorit, BE-ja kishte kërkuar që zgjedhjet e parakohshme lokale në veri të Kosovës të mbahen pa vonesë. BE-ja është e gatshme të ofrojë mbështetje ligjore dhe teknike për çdo proces që do të çonte në mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme lokale përmes peticioneve për tërheqje në veri të Kosovës.” – është thënë në përgjigjen e tyre për Nacionalen.

Çka thuhej në dokumentin e Qeverisë?

Në një dokument të nënshkruar nga ministri Elbert Krasniqi, bëhej e ditur se ky grup ka kryesues Besim Myrtezanin dhe anëtarë Xhevat Tavën, Fetije Begollin e Flurim Arifin. Grupi ka kohë që të hartojë një udhëzim administrative deri më 1 shtator të këtij viti. Përgjegjësia e tyre më konkretisht, siç thuhet në dokument është “hartimi i Udhëzimit Administrativ për caktimin e procedurave dhe afateve për iniciativën e qytetarëve për largimin e kryetarëve të komunave.”

Kosova kërkon heqjen e masave

Prej së premtës, Njësia Speciale e Policisë së Kosovës është zvogëluar edhe për 25 për qind në dhe rreth komunave veriore. Ky është një hap tjetër, sipas marrëveshjes së Bratislavës, për deeskalimin e situatës. Krahas zbatimit të pikave të marrëveshjes së arritur, zyrtarë të Qeverisë duke përfshirë këtu kryeministrin e vendit, Albin Kurti kanë kërkuar që tashmë BE-ja t’i largojë masat ndëshkuese të vendosura ndaj Kosovës në kohën kur situate në veri ishte e tensionuar.

Kurti para disa ditëve, në një deklaratë të tij kishte rikujtuar se këto masa ishin “të përkohshme dhe të kthyeshme”, derisa u shpreh se pret që të njëjtat të largohen sa më parë.

“Ne jemi duke u përgatitur që të kemi zgjedhje të parakohshme në veri të Kosovës ndërkaq për këto masat që janë marrë ndaj neve e të cilat janë quajtur edhe të përkohshme, edhe të kthyeshme, natyrisht që presim që ato të hiqen sa më parë dhe është e logjikshme që kjo do të ndodhë paraprakisht. Pra, nuk bëhet fjalë për kushtëzime, por për rendin logjik të gjërave që duhet ta ketë si hap të parë zbatimin e dakordimit ndërmjet Bislimit dhe Lajçakut ... dhe që natyrisht e krijon atë normalitetin minimal për zgjedhje të parakohshme.” – ishte shprehur kryeministri./Nacionale

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Napoli rikthehet në krye të Serie A, Lukaku mposht 1-0 Romën! Ranieri rikthim me humbje

VIDEO/ Napoli rikthehet në krye të Serie A, Lukaku mposht 1-0 Romën! Ranieri rikthim me humbje