Kosova hedh ide për Spital bashkiak
"Qeveria ta ndjekë si model dinjitoz"

Kosova hedh ide për Spital bashkiak<br />
TIRANE - Kandidati i koalicionit të djathtë për Bashkinë e Tiranës ka zgjedhur profesionin e tij si armën më të fortë kundër kandidatit të mazhorancës. Halim Kosova tha gjatë një takimi që pati të enjten me banorët e zonës së Laprakës në kryeqytet se do të Tirana do të ketë spitalin e saj Bashkiak. Menaxhimi i këtij spitali nga mjeku gjinekolog, nëse do të mund të fitojë në garën elektorale të 21 Qershorit, sipas Halim Kosovës do të shërbejë si model e njëherësh do të jetë konkurrent i sistemit shëndetësor të propozuar nga qeveria.
 
“Ideja ime është që në ndihmë të qytetarëve të Tiranës, Bashkia e ardhshme e Tiranës të ketë spitalin  e saj Bashkiak që me menaxhimin dhe me syrin e vëmendjen time do të krijojë një model, ashtu sikurse edhe në detyrat e mia të mëparshme, që jo vetëm do ndihmojë të gjithë shtresat në nevojë dhe jo në nevojë që ka Tirana, për një shërbim që ata meritojnë, por do t’i bëjmë edhe një konkurrencë dinjitoze sistemit shëndetësor të propozuar nga qeveria dhe t’i themi që ky vend ka mundësi të ofrojë shembuj pozitiv dhe merreni kopjojeni dhe çojeni në çdo qytet në mënyrë që këtë shërbim shëndetësor që Tirana nesër do të ketë pse mos e kenë të gjithë qytetarët kudo që banojnë”, tha Kosova.
 
Duke u ndalur tek përvoja e tij menaxheriale, Kosova tha se do të garantojë transparencë.
 
“Mu në mes të Tiranës do vendos një tabelë të madhe, ku në mënyrë transparente, çdo qytetar të shohë se ku ikin lekët e taksave, si shpërndahen ato, kush paguan e kush jo. Vetëm atëherë lekët do vijnë t’ju kthehen juve në të mira për ju, për familjen dhe për gjithë qytetin”, u shpreh Kosova.
 
Në përgjigje të konstatimit të një qytetari të zonës, se Partia demokratike u dëmtua për shkak se nuk kishte kërkesë llogarie ndaj administratës, Kosova u shpreh:
 
“Njerëzit me meritë, njerëzit të përkushtuar, njerëzit që do ndjekin hapin tim do jenë bashkëpunëtorët e mi më të ngushtë. Për asnjë tjetër që ju ka cenuar dinjitetin, që ju ka penguar, që ju ka ofenduar, që ju ka prishur diçka aty ku jetoni, nuk ka se si kurrë të jetë pas meje, të jetë pranë meje”, deklaroi Kosova.
 
Duke bërë një koment për kundërshtarët, Kosova tha se:
“Kanë filluar të shumëfishojnë zyrat si asnjëherë më parë. Kujtojnë se sa më shumë flamuj dhe sa më shumë parulla të ketë aq më e afërt është fitorja. Kurse unë them aq më i madh është abuzimi që ata kanë bërë. Kurrë nuk mund të jenë në avantazh ata që për dy vjet kanë bërë atë dëm qytetarëve të Tiranës që kurrë ndonjëherë nuk e kam parë për 23, 24 vjet demokraci”

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Macron kërkon që të ndalen dërgesat me armë për Izraelin

Macron kërkon që të ndalen dërgesat me armë për Izraelin