Kosova homazhe, Jahjaga
telegram ngushëllimi

Kosova homazhe, Jahjaga<br />telegram ngushëllimi
TIRANE- Zv/kryeministri i Kosovës Hajredin Kuçi dhe Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa zhvilluan homazhe ne Kuvendin e Shqipërisë në nderim të deputetit Sokol Olldashi. Në një prononcim të shkurtër për mediat, zv/kryeministri Kuçi tha: “Qytetarët e Kosovës e kujtojnë si një njeri të devotshëm. Lavdi veprës së zotit Olldashi”. Ndërkohë Isa Mustafa deklaroi se shqiptarët kanë humbur një pishtar të demokracisë. “Kemi ardhur ti shprehim ngushëllime familjes, PD-së, parlamentarëve shqiptarë për humbjen e një pishtari të demokracisë. Eshtë munduar të rrezatojë pozitivitet në zhvillimet tona të përgjithshme në Shqipëri dhe jashtë Shqipërisë”, deklaroi Mustafa. Presidentja kosovare, Atifete Jahjaga, kryeministri Hashim Thaçi, kryetari i kuvendit Jakup Krasniqi, kryetari LDK-së Isa Mustafa dhe liderët e tjerë të partive politike kanë dërguar telegrame ngushllimi për familjen Olldashi dhe shtetin shqiptar.

JAHJAGA: Është kjo një humbje e madhe për të gjithë ne, pasi mbetëm pa njeriun e përkushtuar për përparimin e Shqipërisë, njeriun e angazhuar në të gjitha proceset demokratike, në zhvillimin e kulturës së parlamentarizmit, në ndërtimin dhe në zhvillimin e vendit.
Krasniqi: Familja Olldashi ka humbur njeriun më të dashur, ndërsa Kuvendi i Shqipërisë humbi deputetin e palodhshëm dhe të përkushtuar në detyrat e tij si i zgjedhur i qytetarëve shqiptarë”.
AHMETI: “Lajmin e kobshëm për humbjen e parakohëshme të mikut tim dhe deputetit të kuvendit të Shqipërisë Sokol Olldashi e pranova me hidhërim të thellë, andaj në emër të BDI dhe në emrin tim personal, ju shpreh ngushëllimet e mija më të sinqerta për këtë humbje të madhe për të gjithë ne. Të gjithë ne bashkëndjejme me dhimbjen e familjes suaj dhe ju mbajmë në lutjet tona gjatë këtyre ditëve të vështira për ju dhe të gjithë ne”.
 
Behgjet Pacolli: Ngushëllime të sinqerta familjes Olldashi. Vlerësoj lartë kontrubutin e deputetit Olldashi. Ndarja e parakohshme nga jeta e Olldashit është e dhimbshme.
 
Hashim Thaçi: Olldashi do të mbetet përherë në kujtesën e qytetarëve dhe institucioneve të Republikës së Kosovës, si njeri dhe politikan i çmuar, që kontribuoi në thellimin e bashkëpunimit institucional mes Shqipërisë dhe Kosovës.
 
Bedri Mihaj, deputeti më i ri i PD
Deputeti më i ri që pritet t`i bashkohet grupit parlamentar të Partisë Demokratike është Bedri Veli Mihaj. Mihaj nuk është një emër i panjohur për gjithë opinionin publik. Me profesionin mjek, Mihaj ka qenë për disa kohë edhe drejtor i spitalit Ushtarak në Tiranë. Ky pritet që të jetë deputeti i ri i PD për Qarkun e fierit, qark në të cilin u zgjodh deputet në zgjedhjet e 23 qershorti edhe Sokol Olldashi. Ende nuk është menduar se kur do të bëhet kalimi i mandatit të deputetit te Bedri Mihaj. 

Shkrimi u publikua sot (22.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online

(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Vepronin si grup i strukturuar kriminal/ SPAK çon për gjykim 4 personat që trafikonin emigrantë nga vendet e treta

Vepronin si grup i strukturuar kriminal/ SPAK çon për gjykim 4 personat që trafikonin emigrantë nga vendet e treta