Kosova: I jap biznesit lehtësira
për të krijuar vende të reja pune

Kosova: I jap biznesit lehtësira<br />për të krijuar vende të reja pune
TIRANË - Kandidati për Kryetar Bashkie në Tiranë, Halim Kosova, vizitoi një rrobaqepësi ku premtoi lehtësi për biznesin për t’i dhënë mundësitë për krijimin e vendeve të reja të punës.

“Bashkia e Tiranës nuk do të mjaftohet kurrë me atë që ka bërë deri tani për biznesin. Megjithëse janë bërë shumë gjëra, megjithëse është lehtësuar biznesi, absolutisht nuk do ndalojë puna për Bashkinë e Tiranës në këtë drejtim”- tha Kosova.

Kandidati për kryebashkiak u shpreh se Bashkia e Tiranës në rolin e saj menaxherial në qytet ka një funksion shumë të rëndësishëm që të harmonizojë interesat e qytetarëve, të biznesit dhe gjithë Bashkisë së Tiranës.

“Dua që këto premtime të mbahen jo si premtimet elektorale kur kanë ardhur shumë herë na kanë bërë përshëndetje dhe premtime elektorale dhe si përfundim na e kanë futur kokën në dhe, që ne jemi ku thërret qameti, të gjitha këto punëtoret që shikon këtu”, shprehet një punonjëse.

“Mos mendoni për një ditë, mendoni për katër vjet sepse në fund të fundit edhe ai që paguan nën dorë vota, është djersa e juaj, që jua ka marrë në një mënyrë tjetër”, është porosia e Kosovës.

Një punonjëse ka gjetur rastin të shprehë mirënjohjen për Halim Kosovën, pasi i ka shpëtuar fëmijën gjatë lindjes.

“Kam një djalë 10 vjeçar , që ndoshta edhe nuk mund të ishte. Jam njëra nga pacientët e tua dhe nuk di çfarë të them, jam shumë e lumtur që t’i kandidon për Tiranën sepse je një njeri vërtetë me vlera të larta dhe i duhesh një qyteti”,- u shpreh punonjësja.

“Me bindje të plotë , me punë dhe dinjitet, do bëjmë më të mirën për gjithë banorët e Tiranës, të pasur e të varfër, hallexhinj, në fshat, në qytet, në komuna e kështu me radhë”- tha Halim Kosova.
  
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Studiuesit: Kina shfrytëzoi mungesën e vëmendjes së BE-së në Ballkanin Perëndimor

Studiuesit: Kina shfrytëzoi mungesën e vëmendjes së BE-së në Ballkanin Perëndimor