Superliga shqiptare e futbollit edhe njëherë dështoi të dërgojë një ekip në fazën e grupeve të kompeticioneve evropiane, duke humbur shkallë në renditjen e UEFA-s sa u takon kampionateve.
Cilësia e futbollit shqiptar ka një koeficient total 8.125 pikë nga UEFA, çka do të thotë një pozicion shumë i ulët, vetëm në vendin e 44-t nga 55 kampionate evropiane. Gjatë sezonit të shkuar futbolli ynë pa një vlerë rritje prej vetëm 1.250 pikësh nga UEFA, çka ka sjellë një renditje jo të favorshme.
Superliga shqiptare e futbollit mbetet pas Kosovës, me Dardanët që ndodhen në pozitën e 36-të edhe falë kualifikimit të Dritës në fazën e ligës të Conference League. Më sipër se Superliga jonë janë edhe kampionati elitar i Bosnjë dhe Hercegovinës, ai i Ishujve Faroe, i Maltës, i Lihtenshtajnit apo i Moldavisë.
Shqipëria lë pas disa nga fqinjët (Maqedonia e Veriut apo Mali i Zi), ndërsa Serbia (vendi 25) dhe Greqia (12) janë shumë më sipër në koeficientët e UEFA-s.
Listën e ligave më të mira në Evropë e prin Pemier League në Angli, ndjekur nga Serie A në Itali, La Liga në Spanjë dhe Bundesliga në Gjermani.
Kampionatet elitare të futbollit në renditjen e UEFA-s
Komente









