Kosova kërkon drejtësi ndërkombëtare
për gratë e dhunuara gjatë luftës

Kosova kërkon drejtësi ndërkombëtare<br />për gratë e dhunuara gjatë luftës
PRISHTINË - Peticioni "Kërkojmë Drejtësi Ndërkombëtare për Gratë e Dhunuara gjatë Luftës së fundit në Kosovë"  do te nis nënshkrimin në 14 korrik, për të vazhduar gjatë pesë ditëve.

Vendimi u mor sot në mbledhjen e Bordit Drejtues të Peticionit, nën drejtimin e zv/kryeministres Edita Tahiri, kryesuese e Bordit. Në këtë takim u vlerësua përkrahja për peticionin e Forumit mbështetës të shprehur në takimin e djeshëm si dhe idetë dhe rekomandimet që dolën nga pjesëmarrësit.

Bordi Drejtues me këtë rast fton të gjithë qytetarët e vendit që të japin kontributin e tyre dhe ta nënshkruajnë në mënyrë sa ma masive këtë peticion, si një formë e shprehjes së fuqishme të mbështetjes për gratë viktima të dhunimeve gjatë luftës në Kosovë, njëherësh duke dërguar mesazh të fuqishëm në të gjithë botën se "Kërkojmë Drejtësi Ndërkombëtare për Gratë e Dhunuara gjatë Luftës së fundit në Kosovë".

Në këtë takim u mor vendim që Eliza Hoxha të jetë anëtare e Bordit drejtues duke marrë për bazë kontributin e sajë përmes artit për këtë çështje të ndjeshme tragjike me projektin për gratë e dhunuara gjatë luftës "Heshtja e këngës".

Qëllimi i peticionit është arritja e drejtësisë ndërkombëtare për gratë e dhunuara gjatë luftës në Kosovë. Krimi gjenocidal që ka prekur mbi 20, 000 gra në Kosovë, ka mbetur ende i pandëshkuar 15 vjet nga përfundimi i luftës. /ATSH/

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com) 

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Shqiptarët më të pasur, por dhe më borxhlinj! Të ardhruat për frymë arrijnë 1.1 mln lekë

Shqiptarët më të pasur, por dhe më borxhlinj! Të ardhruat për frymë arrijnë 1.1 mln lekë