Kosova kërkon të kalojë
telefoninë me kod shqipta

Kosova kërkon të kalojë<br />telefoninë me kod shqipta
PRISHTINE-Kosova mund të kërkojë që të përdorë përkohësisht kodin e telefonisë së Shqipërisë për të gjitha telefonitë në Kosovë. Në mungesë të kodit shtetëror të telefonisë fikse, Kosova që nga çlirimi e këtej ka mbetur me kodin e Serbisë, e cila në një vit fiton nga kjo rreth 50 milionë euro. Zyrtarët e qeverisë pohojnë se Kosova ka të drejtë dhe duhet të kërkojë përkohësisht kodin e telefonisë së Shqipërisë.

Edhe ekspertët e çështjeve të telekomunikacionit deklarojnë se autoritetet mund të kërkojnë që vendi të përdorë kodin e telefonisë fikse të Shqipërisë, thekson media kosovare. Deri tani, me Kosovën janë bërë edhe eksperimente të ndryshme, duke i dhënë në përdorim të përkohshëm kodin, veç të Serbisë, edhe të Principatës së Monakos. Kjo vjen pasi autoriteti ndërkombëtar që cakton kodet e shteteve të ndryshme njeh vetëm ato vende, që janë anëtare të Kombeve të Bashkuara.
(shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

'Pas 5 nëntorit doli madhështia e SHBA-së', Berisha: Ju qëndruat kundër një Amerike tjetër, që bëri grusht shteti ndaj opozitës në funksion të diktatorit

'Pas 5 nëntorit doli madhështia e SHBA-së', Berisha: Ju qëndruat kundër një Amerike tjetër, që bëri grusht shteti ndaj opozitës në funksion të diktatorit