Kosova ka ndaluar hyrjen në kufi
të dy ministrave të rëndësishëm serbë

Kosova ka ndaluar hyrjen në kufi<br />të dy ministrave të rëndësishëm serbë
Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës nuk ka dhënë lejen për hyrje të ministrit të Mbrojtjes së Serbisë, Zoran Djordjeviç dhe atij të Brendshëm, Nebojsa Stefanoviç, gjatë javës së kaluar, për fushatën parazgjedhore.
 
Serbia ka votuar sot për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
 
Ndërkohë ministri i Jashtëm, Petrit Selimi ka nënshkruar edhe një ndalesë për përgjithshme për hyrje të ministrave të Mbrojtjes dhe të Policisë së Serbisë për shkak të fshehjes së krimeve të luftës.
 
Petrit Selimi ka cituar raportet e Këshillit të Evropës, Komisionit Evropian, Helsinki Ëatch, dhe organizatave të tjera që kanë dokumentuar sabotimin që ka bërë Serbia në proceset gjyqësore për krime të luftës ndaj shqiptarëve.
 
Kjo është hera e parë që Qeveria e Kosovës ndalon balanco ministrat e Mbrojtjes dhe të Punëve të Brendshme të Serbisë.
 
MPJ-ja në javët e fundit ka ndaluar hyrjen e Sheshelit, shefit të Armatës Serbe Daviniç dhe tani të dy ministrave serbë të Mbrojtjes dhe të Punëve të Brendshme.
 
Më herët ndalesa ndaj zyrtarit serb, Marko Djuriq, është anuluar pas marrëveshjes së arritur në Bruksel, të negociuar nga Edita Tahiri, sipas së cilës Djuriç është dashur të kërkojë falje për hyrje në Kosovë në mënyre ilegale.
 
Redaksia Online
Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

'Je zero me xhufkë!' Idajet Beqiri i përgjigjet Kalasë: Prandaj opozita ka vajtur në këtë derexhe e s'del nga skëterra ku e ka futur veten

'Je zero me xhufkë!' Idajet Beqiri i përgjigjet Kalasë: Prandaj opozita ka vajtur në këtë derexhe e s'del nga skëterra ku e ka futur veten