Kosova me shifra rekord, 728 raste të reja me COVID-19 dhe 12 humbje jete në 24 orët e fundit

Kosova me shifra rekord, 728 raste të reja me COVID-19 dhe 12 humbje jete në 24 orët e fundit

Foto ilustruese

PRISHTINË- Sipas ministrit të Shëndetësisë në 24 orët e fundit kanë humbur jetën nga koronavirusi 12 qytetarë dhe kanë rezultuar pozitivë 728 raste të reja, shifra rekord që nga fillimi i pandemisë.

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë kryer 1 mijë e 827 testime, ndërkohë numri i viktimave në total ka shkuar në 732.

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka raportuar se kanë fituar betejën ne COVID-19, 60 pacientë.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 3 raste (80, 74 dhe 57 vjeç), Gjilan 2 raste (81 dhe 73 vjeç), Prishtinë 2 raste (86 dhe 81 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (59 vjeç), Gjakovë 1 rast (85 vjeç), Mitrovicë 1 rast (78 vjeç), Obiliq 1 rast (79 vjeç) dhe Vushtrri 1 rast (67 vjeç).

 

er.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fier, neglizhuan mjekimin e 54-vjeçarit në 2022-in, pezullohen 3 mjekët (EMRAT)

Fier, neglizhuan mjekimin e 54-vjeçarit në 2022-in, pezullohen 3 mjekët (EMRAT)