Kosova me tregtarët: Bashkohuni me
projektin tim për të krijuar vende pune

Kosova me tregtarët: Bashkohuni me<br />projektin tim për të krijuar vende pune
Kandidati për kryebashkiak në Tiranë, Halim Kosova, ishte sot në tregun e fruta perimeve në Qytetin e Nxënësve ku dëgjoi ankesat e tregtarëve për rënien e fuqisë blerëse dhe takoi gjithashtu qytetarë që nuk kanë mundësi të blejnë për shkak të varfërisë. Kosova i ftoi tregtarët dhe banorët e kësaj zone të bashkohen në projektin e tij për të krijuar vende pune, mirëqënie e zhvillim.
 
Kosova i shpjegon qytetarëve për projektin e tij për qeverisjen e qytetit.
 
“Sot po shoh  ku janë hallet e qytetit. Ideja ime është që t’i ndaj pjesë-pjesë, dhe të fillojmë me radhët zgjidhjen e tyre në çdo zonë. Unë kështu kam punuar gjithmonë”, shprehet Halim Kosova.
 
Gjatë gjithë takimeve qytetarët shprehen entuziastë për idetë dhe tregojnë besim tek përvoja menaxheriale dhe integriteti i Kosova.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos