Kosova në Kodër Kamëz:Gjithçka
për të lehtësuar biznesin e vogël

Kosova në Kodër Kamëz:Gjithçka<br />për të lehtësuar biznesin e vogël
TIRANË - Kandidati i së djathtës për kryebashkiak në Tiranë, Halim Kosova, u takua me banorë të Kodër Kamzës dhe vizitoi tregun e kësaj zone.

Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët dhe tregtarët, Kosova u angazhua që Bashkia do të bëjë gjithcka për të lehtësuar barrën e rëndë të tregtarëve dhe për të krijuar vende të reja pune.

"Duke parë mjerimin, është një farë nxitje se çfarë duhet të bëj Bashkia, që të shohë të gjitha mundësitë e veta, të mos bjerë dakort me këtë situate", tha Kosova, duke shtuar se, "Bashkia do bëjë të pamundurën sepse e kemi të qartë sepse ngado që shkojmë problem është puna, rënia e konsumit, rrënimi i biznesit. Çfarë ka Bashkia në dorë do e bëjë se s'bën".

"Bashkia do të jetë e gatshme, do të jetë pranë jush të bëjë gjithçka", shtoi kandidati Kosova.

"Mjerë ajo qeveri dhe ajo Bashki që nuk bën atë që duhet për rininë. Ne kemi ca plane konkrete që i kemi diskutuar me të rinjtë, se si të afrojmë mundësi punësimi, ose çfarë idesh që ata kanë t'i ndihmojmë me financime vetëm se duhen të gjithë të lëvizin. Idetë e tyre ne do t'i mbështesim t'i bëjmë realitet", u shpreh Halim Kosova.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Karrigedjegurit

Mero Baze: Karrigedjegurit