TIRANE - Edhe sot kandidati i djathtë për bashkinë e Tiranës Halim Kosova është ndalur sot për të dëgjuar ankesat e banorëve në njësitë bashkiake 9 dhe pesë. Teksa ka dëgjuar ankesat e banorëve për faturat e energjisë elektrike e të pensioneve, Kosova është shprehur se puna duhet marrë me përgjegjësi dhe se sekreti është që të mos i ikim halleve.
“Unë kam 2 muaj pa drita, m’i kanë prerë, kam bërë aplikimin dhe nuk po më vijnë”, është shprehur një qytetare e njësisë bashkiake numër 9.
“Kam dy vite që jam kthyer, por është një zhgënjim i vërtetë”, ka thënë një tjetër qytetar.
Të zhgënjyer janë shprehur edhe një grup pensionistësh të njësisë 5 në Tiranë.
“Në qoftë se ka mundësi, ju lutem të shikoni formën e re të shpërndarjes së pensioneve, trajtohen pensionistët si të jenë bagëti”.
Kosova u zotua se do të marrë përgjegjësi, për t’iu dhënë një zgjidhje përfundimtare shqetësimeve të qytetarëve, aty ku është e mundur.
“Puna është marrë me përgjegjësi, mos t’i ikim halleve, ky është i gjithë sekreti”
“Njerëzit ankohen nga papunësia, rritja e energjisë elektrike, rritja e taksave, e kostove të shkollimit, po ta marrësh pak më thjesht, lekët e pakta që ata kanë në xhep, janë pakësuar edhe më shumë”, shprehet Halim Kosova.
Kandidati për kryebashkiak vizitoi edhe Kodrën e Priftit, ku banorët u ankuan për faturat e larta të energjisë elektrike, rritjen e çmimeve, papunësinë dhe varfërinë.
Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com