STRASBURG- Kosova ka nënshkruar Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit me Bashkimin Evropian. Mes shumë diskutimesh vendet anëtare të BE-së pranuan javën e kaluar ti hapin rrugën firmosjes së Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit mes Kosovës e Bashkimit Europian.
Kjo marrëveshje u firmos nga përfaqësuesja e lartë e BE-së, Frederica Mogherini dhe Komisioneri Hahn për palën europiane dhe kryeministri Mustafa e ministri Çollaku për palën kosovare. Liderët kosovarë e kanë cilësuar këtë marrëveshje si historike.
Nënshkrimi i këtij dokumenti shënon edhe vendosjen e parë të marrëdhënieve kontraktuale midis Kosovës dhe BE-së. Marrëveshja për Stabilizim Asociim kërkon nga një vend që synon anëtarësimin në BE, të sigurojë se mekanizmat e tij të qeverisjes dhe të shoqërisë civile përmbushin standardet e BE-së.
Nënshkrimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit vjen në kohën kur puna e Kuvendit të Kosovës është bllokuar për gati dy muaj nga partitë opozitare. Këto të fundit i kanë vënë kusht kryeministrit Mustafa heqjen e nënshkrimeve nga marrëveshja me Serbinë për formimin e Bashkësisë së komunave me shumicë serbe në Kosovë dhe nga marrëveshja me Malin e Zi për kufirin.
"Sapo vura nënshkrimin tim në Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian. Jam i lumtur dhe krenar që kam qenë pjesë e këtij momenti historik të përcaktimit formal të Republikës së Kosovës drejt integrimit dhe anëtarsimit në BE. Këtë ia thash sot edhe Përfaqësues së Lartë Mogerini si dhe Komisionerit Johannes Hahn.Kam shumë besim se Kosova tani është e gatshme për të marrë përsipër detyrimet dhe të bëjë reformat e nevojshme për të përmbushur kriteret e anëtarësimit në BE. Pa dyshim, si rezultat i kësaj marrëveshjeje, fati i Kosovës dhe i BE-së në të ardhmen do të jetë i lidhur më ngushtë, dhe unë fuqimisht besoj se kjo është një e arritur e madhe, e drejtë dhe plotësisht në përputhje me interesin tonë shtetëror për integrime euro-atlantike.
Kjo nënkupton më shumë mbështetje për të bërë reformat që i duhen vendit tonë: duke filluar që nga luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit, përforcimi i mëtejmë i sundimit të ligjit, deri tek reformat ekonomike, me qëllim të rritjes së vendeve të punës dhe rritjen e këmbimit tregtar me BE, duke e rritur eksportin e prodhimeve kosovare.
Të gjitha këto do ta bëjnë Kosovën më të zhvilluar dhe të gatshme t'iu bashkuar familjes evropiane. Jam i lumtur që ky qëllim i rëndësishëm tani është arritur. Fokusi ynë i plotë tani është përmbushja e objektivit tjetër shumë të rëndësishëm, - përfundimi i procesit të liberalizimit të vizave. Unë besoj se edhe ky proces do përmbyllet me sukses, sepse ne i kemi përmbushur të gjitha kriteret e parapara.Nënshkrimi i kësaj marrëveshje është i një rëndësie historike dhe kjo është arsyeja pse edhe një herë unë do të doja të uroj të gjithëve:Urime qytetarë të Republikës së Kosovës"- shkruan Çollaku në rrjetin e tij social Facebook
Vetë Kryeministri Mustafa ka theksuar se me këtë marrëveshje përkufizohet edhe territori i Republikës së Kosovës, në të cilin zbatohen rregullat e Bashkimit Europian. Ky nënshkrim vjen vetëm 1 javë pas votës historike që i hapi rrugën Kosovës për t’u anëtarësuar për në UNESCO, anëtarësim i cili pritet të finalizohet më 9 nëntor.
Shqipërisë ju deshën plot 3 vite pritje, deri në ratifikimin e MSA-së nga të 25 parlamentet e vendeve anëtare në atë kohë. Por në kushtet e Kosovës, ku në mes janë parlamentet e Greqisë, Spanjës, Rumanisë, Qipros dhe Sllovakisë, duket se pritja, debatet dhe lobimet do të jenë shumë më të fuqishme dhe do të marrin kohë. Me rëndësi sot është firma që do të hidhet.
Redaksia online
(S.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com