Rama dhe Basha kanë uruar përmes rrjetit social Facebook.
“Lajmi i mirë dhe i gëzueshëm për çdo shqiptar: Federata e Futbollit e Kosovës anëtarësohet ne UEFA! Urime Kosovë!”, shkruan Basha.
“Kosova në UEFA! Urime vëllazërore dhe një Big Like gjithë atyre që punuan për këtë arritje kaq të rëndësishme #ForcaKosovë”, shkruan kryeministri Rama.
Ndërsa, kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, i pa përcjellë urimet përmes një njoftimi të shpërndarë për mediet:
“Sot është një ditë e shënuar për Kosovën, pasi anëtarësimi në UEFA është një sukses historik për futbollin kosovar. Gjithashtu, ky vendim shënon një progres të jashtëzakonshëm edhe në drejtimin të integrimit të mëtejshëm të Kosovës në organizmat më të rëndësishme ndërkombëtare. Urime më të përzemërta dhe të ngrohta Kosovës për këtë ditë historike!”
Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)