Qeveria e Kosovës bëhet pjesë e shteteve të cilat nidhmojnë Gazën me fonde dhe ndihma. Në mbledhjen e së premtes kryeministri Albin Kurti njoftoi akordimin e gjysmë milioni eurosh për vendin thuajse të shkatërrruar nga lufta 15 mujore.

"E përshëndesim marrëveshjen e armëpushimit midis izraelit dhe hamasit. Faza e parë e saj parasheh lejimin e ndihmave dhe për këtë arsye republika e kosovës do të nidhmojë popullin palestinez të gazës me gjysmë milion euro",- tha Kurti.

Vendimi i qeverisë së Kurtit vjen gjatë fushatës elektorale, teksa vendi është thuajse 1 javë nga zgjedhjet parlamentare.

Kurti thotë se qeveria e Kosovës shpreson për një paqe afatgjatë në rajon dhe gjetjen e një zgjidhje midis izraelitëve dhe palestinezëve në formatin me dy shtete.

Lufta në Gaza shpërtheu pasi Hamasi kreu sulme terroriste 7 tetorin e vitit 2023 duke marre pengje dhe duke lënë të vrarë izraelitë.