Kosova ndihma Shqipërisë pas tërmetit, Meta falenderon ministrin Mustafa

Kosova ndihma Shqipërisë pas tërmetit, Meta falenderon ministrin Mustafa

Kreu i Shtetit, Ilir Meta ka takuar ditën e sotme ministrin e Brendshëm të Kosovës, Ekrem Mustafën, ku e ka falendeuar për ndihmën e qeverisë së Kosovës për tejkalimin e pasojave të tërmetit në Shqipëri.

Përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, Meta shkruan se Shqipëria dhe Kosova çdo herë të parat në krah të njëra-tjetrës

“I lumtur t'i shprehja sot ministrit të Brendshëm të Kosovës, z.Ekrem Mustafa, mirënjohjen për bashkëpunimin dhe ndihmën e qeverisë së Kosovës, për tejkalimin e pasojave të tërmetit.  Shqipëria dhe Kosova çdo herë të parat në krah të njëra-tjetrës.”, shkruan Meta.

Shqipëria u godit nga dy tërmete të fuqishme me 21 shtator, ku pati shumë dëme materiale. Përveç shtetit të Kosovës, shumë ndihma kanë ardhur nga vende të BE, pas aktivizimit të Mbrojtjes Civile të BE.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër