Kosova: Në rrugët e Tiranës, duhet
ta mbash biçikletën, e jo të të mbajë

Kosova: Në rrugët e Tiranës, duhet<br />ta mbash biçikletën, e jo të të mbajë
Kandidati i djathtë për bashkinë e Tiranës është ndalur sot në një bashkëbisedim me qytetarë në zonën e “rrugës së Kavajës”. Kryefjala e diskutimeve ka qenë ndotja e madhe e ajrit në Tiranë, të cilën Kosova e ka cilësuar si shumë të rrezikshme për jetën e çdo qytetari. 

“Shëndeti i qytetit është shëndeti i qytetarit”, -ka thënë ai duke premtuar se me marrjen në drejtim të bashkisë së Tiranës do të shtojë numrin e parqeve, pemëve, këndeve të lojrave për fëmijë, si mundësi për të ulur ndotjen e madhe.
 
“Kam bredhur në të gjithë Tiranën dhe ju zotohem se do të vij tek secili prej jush me ekspertët më të mirë e do të bëjmë më të mirë. Aty ku ka nevojë për një park do e bëjmë, aty ku ka nevojë për një rrugë do ta bëjmë, të mbjellim pemë aty ku është e nevojshme të bjellim pemë. 
Do të mundësojmë reduktimin e trafikut I cili po na e prish ajrin çdo ditë e më shumë, duke ulur çmimin e taksive që qytetarët ta përdorin atë me një kosto shumë më të ulët dhe të mos marin makinat për nevojat Brenda qytetit.Unë jam i gatshëm tju them të gjitha idetë e mija për qytetin e Tiranës. Nuk i shpëton syrit tim asgjë që është në të mirën tuaj. Unë kam një stilt të veçantë. Unë pyes një qytetar kur me drejtohet me ndonjë pyetje: Çafarë do të bëje ti nëse do ishe kryetar i zonës ku ti banon? Kjo është një formë për të mësuar se çduhet të bëj për ju. Njeriu i duhur duhet të jetë në vendin e duhur. Për të kthyer në jetë shëndetin e kryeqyteti. Të bëjmë të funksionojë më mirë çdo gjë në Tiranë. Ndërmarrja e pastrimit funksionon por ata duhen kontrolluar se si e bëjnë punën. Mbikqyrja e punës së gjithsecili është një nga gjërat që unë do bëj.
Të gjithë bashkë të bëjmë gjënë e duhur për të ardhmen e qytetit tonë. Unë do të jem në krahun tuaj si një njeri që dje I ka dhembur shëndeti i pacientit e sot i dhemb shëndeti i qytetit",-
 tha Kosova.
 
Ndërsa interesit të qytetarëve se çafrë do të bëjë ai për rritjen dhe futjen e një fryme për përdorimin nga ana e qytetarëve të transportit ekologjik, ecjes, biçikletës, Kosova ju përgjigj se për shkak të fushatës këto ditë ka udhëtuar shumë në këmbë. Ai gjithashtu ka vënë në dukje se rrugët e Tiranës janë në një gjendje shumë të keqë dhe se me ardhjen e tij në krye të bashkisë do të krijojë hapësira ku të ecet vetëm me biçikletë.
 
Këto dit për hirë të fushatës kam promovuar më shumë këpucët sepse kam udhëtuar shumë për shkak të fushatës. Para disa ditësh provova të merja dhe të dilia me biçikletë. Unë nuk jam për tu bërë një gjë për tu dukur, por jam për të bërë diçka të menduar mirë dh eta bëj në 4 vite.
Për biçikletën unë them  sa më shumë biçikleta që më pak sëmundje. Në Tiran duhet ta mbash biçikletën në krahë nga një anë në tjetrën sepse rrugët e tiranës janë në një gjendje shumë të keqe. Për biçikletë duket të ketë një rrugë të bërë vëtëm për të ecur me biçikletë. Duhet të të mbajë biçikleta dhe jo ta mbash ti atë. Kam shkuar tek tregu i biçikletave dhe kam parë që çmimet atje janë shumë të larta, ndaj duhet parë edhe kjo pjesë që çdo qytetarë ta ketë një biçikletë të vetën në shtëpi. Sepse mua gjithmonë më pëlqen që ta kem diçka timen, vetëm atëherë më kënaq dhe jo ta mar me qera
”, tha ai.

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com) 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kosova fal djemtë ‘planprishës’, lista për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve

Kosova fal djemtë ‘planprishës’, lista për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve