Kosova nga misioni i mjekut 
kandidat për Bashkinë, profili

Kosova nga misioni i mjekut <br />kandidat për Bashkinë, profili
TIRANE - I përzgjedhuri i Partisë Demokratike për garën e bashkisë së kryeqytetit, Halim Kosova nuk është një prurje që vjen nga një karrierë e gjatë në politikë, përkundrazi ai është një prurje suprizë në politik, i cili u bë pjesë e së djthtës në vitin 2013.

Halim Kosova është tashmë një politikan që vjen nga shoqëria civile me një mision human sië është ai i mjekut gjinekolog, profesion nga i cili nuk ka hequr dorë edhe gjatë kohës që ka qenë i angazhuar në politikë. Megjithatë karriera e tij profesionalenë fushën e mjekësisë ka njohur suksese të shumta, duke e bërë figurën e tij mjaft popullore dhe të dashur.

Curriculum Vitae
Halim Kosova, i lindur më 28 tetor 1954 është një politikan i ri, por një personalitet në fushën e tij. Ai ka përfunduar studimet në vitin 1977 në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Tiranës dhe në vitin 1982 ka përfunduar specializimin në Obstetri-Gjinekologji. Veç shumë specializimeve në Shqipëri dhe jashtë vendit, Halim Kosova në vitin 1985 ka realizuar për herë të parë në Shqipëri marrjen e gjakut në fetusin ‘In-utero’, në periudha të hershme të shtatzënisë për diagnostikime të ndryshme.

Kjo ngjarje ishte mjaft e rëndësishme për mjekësinë shqiptare në atë kohë. Pas një periudhe të gjatë si mjek gjinekolog, në vitin 2001 ai emërohet Shef i Shërbimit në Repartin e Obstetrikës në Spitalin Universitar Obstreti-Gjinekologjik "Mbretëresha Geraldinë", Tiranë.

Në vitin 2004 zgjidhet Drejtor i Përgjithshëm i këtij spitali, post të cilin e mban deri më 3 Prill 2013, kur dhe zgjdhet nga kryeministri i kohës Sali Berisha si Ministër i Shëndetësisë. Në zgjedhjet e 23 Qershorit 2013, Halim Kosova ishte në listën e deputetëve të Partisë Demokratike të qarkut të Tiranes, duke arritur të zgjidhet deputet, post të cilin do duhet ta lërë tashmë, pas zyrtarizimit të kandidaturës së tij për qytetarin e parë të Tiranës.

Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 17 Prill 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ 'Lewangolski' tripletë në moshën 36-vjeçare, Barcelona mposht Alaves dhe shkëputet nga Real Madrid

VIDEO/ 'Lewangolski' tripletë në moshën 36-vjeçare, Barcelona mposht Alaves dhe shkëputet nga Real Madrid