Zgjedhjet e jashtëzakonshme në Komunën e Podujevës do të mbahen të dielën, më 15 mars, 2020, ashtu siç ishte planifikuar më herët, bënë të ditur zyrtarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Valmir Elezi, zëdhënës në këtë komision, tha në një konferencë për media se pas masave që ka ndërmarrë Qeveria e Kosovës të mërkurën, për parandalimin e koronavirusit, KQZ-ja ka komunikuar me institucionet përgjegjëse lidhur me masat që duhet t’i ndërmarrë ajo si institucion që i organizon zgjedhjet.
Ai tha se janë pranuar disa rekomandime nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë në Kosovë, që duhet të ndërmerren gjatë ditës se votimit në qendrat e votimit.
“Këto rekomandime, KQZ-ja do t’i përcjellë te menaxherët e qendrave të votimit, anëtarët e këshillave të vendvotimeve dhe stafi tjetër që do të angazhohet në këto zgjedhje”, tha Elezi, duke mos dhënë më shumë detaje për to.
Zgjedhjet e jashtëzakonshme në Podujevë pasojnë dorëheqjen e Agim Veliut nga pozita e kryetarit të komunës, pas emërimit të tij ministër i Punëve të Brendshme.
Qeveria e Kosovës ka marrë vendim të mërkurën që të pezullohet mësimi në shkollat e të gjitha niveleve, në përpjekje për të penguar përhapjen e koronavirusit.
Të enjten është marrë vendim edhe për pezullimin e linjave ajrore dhe tokësore nga disa vende të Evropës.
Kosova dhe Mali i Zi janë aktualisht vendet e vetme në Ballkanin Perëndimor që nuk kanë raste të regjistruara me koronavirus. / REL
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.6%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 7597
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Specialistja e Departamentit amerikan të Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër
23 Nëntor, 19:13
-
Diplomati amerikan: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
23 Nëntor, 08:50
-
‘S’është koha për bashkim me Shqipërinë’, Kurti: Qëllimi i Serbisë është hakmarrja, duhet të jemi të përgatitur për këtë
22 Nëntor, 10:32
-
Kimete Berisha: E vetmuar, si dhelpra!
21 Nëntor, 21:31
-
‘Janë të pavërteta’, Policia e Kosovës mohon se e ka kaluar kufirin me Serbinë
21 Nëntor, 20:12
-
Osmani kritika Kurtit: S’mund të luajmë bixhoz me partnerët, cenohet mbrojtja e Kosovës! Askush s’ia ka dalë vetëm
21 Nëntor, 11:35
-
Qeveria e Kosovës akuzon Serbinë për legjitimim të diskriminimit të shqiptarëve
20 Nëntor, 21:37
-
Policia e Kosovës aksion në veri të vendit, gjen armë dhe uniforma ushtarake
20 Nëntor, 21:09
-
Kosovë-Shqipëri përmbyllin edicionin e tretë të Javëve Kulturore Ndërkombëtare! Zbuloni aktivitetet që do të organizohen nga data 21 deri më 30 Nëntor
20 Nëntor, 19:06
-
Thirrjet 'Serbi, Serbi', Armando Duka del kundër Kosovës: Gabuan që bojkotuan ndeshjen
20 Nëntor, 12:58
-
Kimete Berisha: Me Mickovskin kundër gjuhës shqipe
20 Nëntor, 11:20
-
Osmani i kthen dy ligje Kurtit, presidentja kërkon rishqyrtim për Këshillin e Sigurisë dhe mbrojtjen e konsumatorit
20 Nëntor, 09:42
Nese Presidenti edhe sot nuk pengon zgjedhjet e "budallallekut demokratik". I cili te ne ne Kosove,ka marr turr e vrap pas perfitimeve klanore partiake,sic ishte dikur (me 1998 kur, me inat e kokefortesi, u organizuan zgjeshjet parlamentare e presidenciale) ne kohen e luftes e dhunes barbare, me te ashper serbe ndaj shqiptareve.Vertet ketu ka humbur cdo rregull dhe etike,jo vetem demokratike e kombetare,por edhe njerzore.
Përgjigju