Kosova nuk u ftua nga Biden në samitin e Demokracisë, reagon Kurti: Nuk ka asgjë për t'u shqetësuar

Kosova nuk u ftua nga Biden në samitin e Demokracisë, reagon Kurti: Nuk ka asgjë për t'u shqetësuar

Kryeminsitri i Kosovës, Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri Albin Kurti ka reaguar për herë të parë, pasi Kosova nuk u ftua nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në samitin e Demokracisë që do të mbahet më 9 dhe 10 dhjetor.

I pyetur nga gazetarët mbi këtë çështje, Kurti tha se nuk ka asgjë për tu shqetësuar, duke thënë se një shpjegim për këtë pyetje është dhënë nga ambasada e SHBA në Prishtinë.

“Nuk ka asgjë për tu shqetësuar e kemi shpjeguar edhe më herët e këtë e ka bërë shumë thjesht edhe Ambasada Amerikane”, tha Kurti.

Në reagimin e saj, Ambasada amerikane ka thënë se jo të gjithë partnerët mund të përfshiheshin në këtë nismë, duke theksuar se SHBA mbetet një alet i palëkundur i Kosovës.

Ndërkohë, ka pasur edhe një reagim nga kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili ka akuzuar Albin Kurtin keqqeverisja e tij ka bërë që SHBA mos të ftojë Kosovën në Samit.  

SHBA do të jetë mikpritësja e takimit të lartë për demokraci, i cili do të zhvillohet me datë 9 dhe 10 dhjetor. Në këtë takim janë të ftuar rreth 100 vende të botës, ku do të marrin pjesë edhe vendet e Ballkanit Perëndimor, por Kosova, Serbia dhe Bosnje-Hercegovina nuk e kanë një ftesë të tillë. Ndërkohë, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi do të marrin pjesë në samit.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    16 Nëntor, 09:13

    Kush ka pension më të ulët bonus më të madh në fundvit? Si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore