Kosova padit Malin e Zi, kërkon kthimin e 4.500 metrave katrorë pronë, u blenë 6 dekada më parë

Kosova padit Malin e Zi, kërkon kthimin e 4.500 metrave katrorë pronë, u blenë 6 dekada  më parë

Foto ilustruese

Ministria e Drejtësisë së Kosovës ka paditur Komunën e Budvës dhe kompaninë “Sunraf Beach Properties”, duke kërkuar kthimin e rreth 4.500 metrave katrorë pronë në shëtitoren Rafailoviç.

Në këtë padi pretendohet se kjo parcelë dikur e quajtur “Ganimete Tërbeshi” është blerë gjashtë dekada më parë nga ana e Kosovës.

Sipas medias malazeze Vijesti, kjo padi që kërkon të drejtën pronësore është paraqitur në Gjykatën Themelore të Kotorrit. Ministria e Drejtësisë së Kosovës  ka kërkuar nga Gjykata e Kotorrit të lëshojë masën e përkohshme që ndalon ndryshim e pronës deri në përfundim të çështjes.

Në padi thuhet se Kosova është pronare e kësaj toke dhe si provë i ka bashkangjitur një marrëveshje të blerjes të lidhur më 22 mars 1961 në Gjykatën e Qarkut të Kotorrit, ku parcelën prej 4.550 metra katrorë e kishte blerë Këshilli Social për Çështjet Politike dhe Sociale.

Por, ky pretendim është kundërshtuar nga Komuna e Budvës, e cila ka kërkuar nga gjykata që ta hedhë poshtë padinë si të pavlefshme.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

'Travel and Tour World': Shqipëria, një yll në rritje në turizmin evropian

'Travel and Tour World': Shqipëria, një yll në rritje në turizmin evropian