Kosova, peticion OKB-së
për dhunimet gjatë luftës

Kosova, peticion OKB-së<br />për dhunimet gjatë luftës
Në të gjitha komunat e Kosovës, në përjashtim të atyre me shumicë serbe, të hënën ka nisur nënshkrimi i peticionit në kërkim të drejtësisë ndërkombëtare për gratë e dhunuara gjatë luftës në Kosovë.

Nënshkrimin e këtij peticioni në Prishtinë janë duke e nënshkruar qytetarë të shumtë, ndërsa konsiderojnë se ky aktivitet është pak i vonuar.

Drejtuesja e këtij bordi, Edita Tahiri, e cila është edhe ideatore e këtij peticioni, ka thënë se peticion përfshin të gjitha gratë e Kosovës dhe për synim ka që kryesit e krimeve gjenocidale në Kosovë, të dalin para organeve të drejtësisë.

“E gjithë Kosova ka qenë e dëmtuar nga ky krim gjenocidal, prandaj sot është dita kur këtyre grave t’u themi se jemi bashkë, jemi zëri i tyre. Qëllimi ynë është që aktorët dhe autorët e krimeve gjenocidale është t’i nxjerrim para drejtësisë ndërkombëtare”, ka thënë Tahiri.

Drejtuesja e bordit, Tahiri, ka theksuar se me anë të peticionit, do t’i bëhet thirrje Organizatës së Kombeve të Bashkuara të bëjë një raport zyrtar për rastet e dhunimit të grave gjatë luftës në Kosovë.

Sipas Tahirit, deri më tash qytetarët janë duke i dhënë një përkrahje maksimale peticionit.

Tahiri, bashkë me organizatorët tjerë që përkrahin këtë iniciative, të hënën kanë vizituar edhe Prizrenin, Suharekën, Rahovecin, Junikun, Deçanin dhe Pejën, ku kanë  kërkuar nga qytetarët që të nënshkruajnë këtë peticion.

Peticioni që ka filluar të nënshkruhet të hënën, do të zgjasë deri të premten, kurse qytetarët mund ta nënshkruajnë atë duke filluar nga ora 8:00 e mëngjesit deri në 20:00 të mbrëmjes.

Marrë nga "Evropa e Lirë"

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Drejtori i policisë Rrugore të Tiranës qwllon me shpullw njw qytetarw

Drejtori i policisë Rrugore të Tiranës qwllon me shpullw njw qytetarw