Më në fund pas shumë e shumë përpjekjeve, Federata e Basketbollit të Kosovës është pranuar në Federatën Ndërkombëtare të Basketbollit - FIBA.

Vendi për pranimin e Kosovës në FIBA është marr sot në mbledhjen që u mbajt në Gjenevë.

Pranimi i Kosovës në FIBA është konfirmuar edhe nga vet shtëpia më e madhe e basketbollit.

Lajmi për pranimin e Kosovës në FIBA e ka konfirmuar edhe kryetar i FBK-së, Erolld Belegu përmes një postimi në rrjetin social facebook.

“13 marsi 2015, Kosova bëhet anëtare e 215 e FIBA-së dhe anëtare e 52 e FIBA Evropës. E premte me fat, urime Kosovë”, ka shkruar Belegu./Kosovapress/