Kosova pranohet në FIFA,
mediat serbe ‘vjellin vrer’

Kosova pranohet në FIFA,<br />mediat serbe ‘vjellin vrer’
Lajmin e anëtarësimit të Kosovës në FIFA, Serbia nuk e ka pritur aspak mirë.

‘TURP – Edhe FIFA e pranon Kosovën’  është lajmi kryesor i gazetës serbe Blic ndërkohë që ana tjetër  tabloidi ‘Kurir’ ka titulluar artikullin e e saj ‘SKADAL i ri: Edhe FIFA, pas UEFA-s, pranon Kosovën’. 
Më të rezervuara në shkrimet e tyre kanë qenë ‘B92’ dhe ‘Danas’ të cilët janë mjaftuar thjeshtë konfirmimin zyrtarë të anëtarësimit të Kosovës në FIFA. 

Ato sjellin në vëmendje gjithashtu se Gjilbratari ka pritur dy vjet nga pranimi në UEFA deri në pranimin në FIFA, kjo gjë sipas tyre nuk ka ndodhur me Kosovën.  Ajo u bë anëtare me të drejta të plota në FIFA vetëm një javë pas anëtarësimit në UEFA. 

Gjatë Kongresit të 66-të të organizmit më të madh botëror të futbollit, Kosova ka arritur të marrë 141 vota "pro"  dhe 23 kundra nga 209 vende gjithsej.

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Biden synon të zbusë tensionet në Lindjen e Mesme

Presidenti Biden synon të zbusë tensionet në Lindjen e Mesme