Në një javë Kosova ka regjistruar rreth 700 raste të reja infeksioni nga koronavirusi, gjë e cila ka bërë që numri i përgjthshëm i të prekurve të rritet në 2169
Kryeqyteti Prishtinë ka numrin më të lartë të rasteve të reja.
Sipas Ministrit të Shëndetësisë Armend Zemaj, rritja e rasteve të reja ka ardhur pas lirimit të masave.
Sipas infektologëve, këto dy javë gjendja është rënduar shumë, dhe jo vetëm si pasojë e heqjes së masave të izolimit por edhe sepse rreth 1000 të testuarit pozitiv me simptoma të lehta dhe të moderuara që ndodhen në kushte shtëpie, nuk respektojnë karantinën.
Rritja e rasteve të reja ka rritur edhe fluksin e pacienteve në spitalin infektiv, i cili pothuajse i ka ezauruar kapacitetet
Sipas specialistëve , kjo situatë po kërcënon shëndetin publik në vend pasi koronavirusi është përhapur në të gjitha institucionet dhe bizneset
Infektologët i kanë bërë thirrje qeverisë të shtojë kapacitetet vëzhguese për zbatimin e masave mbrojtëse, siç është detyrimi për të mbajtur maskë në vendet publike, si edhe për mbikqyrjen e personave të prekur nga Covid dhe kontaktet e ngushta të tyre. Sipas të dhënave të fundit, që prej shfaqjes së rasteve të para me koronavirus në Kosovë më 13 mars dhe deri më tani, janë regjistruar 2,169 raste me Covid-19. Prej tyre, 37 pacientë kanë vdekur.
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Ndryshe nga biznesi i vogël profesionet e lira do të tatohen, si ju duket?
-
E drejtë
46.9%
-
E gabuar
46.2%
-
Nuk e di
6.9%
Vota total: 736
Lajme të tjera
-
Rikthehen tensionet në veri të Kosovës? Shpërthim në Mitrovicë
22 Shtator, 08:50
-
Bajram Begaj në Asamblenë e OKB: Platformë unike për bashkëpunim global! Njihni pavarësinë e Kosovës
21 Shtator, 21:43
-
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, Vuçiç akuza Perëndimit: Keni shkelur ligjin ndërkombëtar për Kosovën
21 Shtator, 20:45
-
Osmani: Biden dha garanci për mbështetje të vazhdueshme për Kosovën
21 Shtator, 18:41
-
BE: Asociacioni të nisë menjëherë, pa vonesa dhe kushte
21 Shtator, 17:59
-
Shqipëria dhe Kosova në BE më 2030, mes ëndrrës dhe demagogjisë?!
21 Shtator, 16:34
-
Kosovë/ Gati katër muaj pas sulmeve kundër KFOR-it në veri, çfarë po ndodh me hetimet?
21 Shtator, 14:49
-
Kurti e akuzoi për kompromise me Serbinë, Vjosa Osmani takon Lajçak në Nju Jork! Ja fokusi i diskutimeve
20 Shtator, 19:45
-
Tre serbë të arrestuar nën dyshimet për krime lufte në Kosovë! BE: Jemi në kontakt me autoritetet
20 Shtator, 19:03
-
Ambasadori Hovenier për REL-in: Asociacioni duhet të jetë ndër hapat e parë
20 Shtator, 18:47
-
Serbia i konsideron arrestimet për krime lufte në Kosovë si 'të motivuara politikisht'
20 Shtator, 17:05
-
Ristuccia: Gjithçka që lidhet me sigurinë në Kosovë, duhet koordinuar me KFOR-in
19 Shtator, 19:26