Kosova: S'jam magjistar, por vras 
mendjen për zgjidhjen e halleve tuaja

Kosova: S'jam magjistar, por vras <br />mendjen për zgjidhjen e halleve tuaja
TIRANE - Ngrihuni të gjithë dhe jepni votën aty ku besoni. Me këtë apel Halim Kosova iu drejtua banorëve të Zall Bastarit dhe Zall Herrit në takimin elektoral që pati me ta si kandidat i koalicionit të djathtë për Bashkinë e Tiranës. “Nuk është se jam magjistar, por ama jam dikush që të interesohem për hallet aty ku janë dhe të vras mendjen për zgjidhjet”, tha Kosova.
 
Me ndarjen e ere territoriale, këto dy zona periferike i bashkohet bashkisë së kryeqytetit.
 
Duke qenë se distanca me qendrën është e madhe për shkak të rrugës së pashtruar, Kosova premtoi se në bashkëpunim me urbanistët ka menduar t’i japë zgjidhje këtij problemi duke e projektuar rrugën në mënyrë që të lidhen të gjitha komunat dhe fshatrat me qendrën.
 
Ndër shqetësimet që banorët ngritën ishin mungesa  e rrugëve dhe e tregjeve për të shitur prodhimet, ka shkaktuar mjerim e humbje shprese. Përballë kërkesave të tyre, edhe njëherë zoti Kosova u angazhuar për të shërbyer njësoj për të gjithë pa u ndikuar nga bindjet e tyre politike.
 
“Unë e kam ndarë mendjen që të tregoj në këtë vend që ndershmëria nuk ka vdekur dhe me ndershmëri ndryshojnë gjërat. Ky është qëllimi im. Nuk futem fare se çfarë partie ke qejf, çfarë s’ke qejf. Çfarë të duan të bëjnë njerëzit, nuk përzihem tek kjo. Por ama ne kur bëjmë një investim në një zonë, e zëmë një rrugë, aty kalon demokrati , socialisti, i LSI-së, kalojnë të gjithë me radhë. Por, prioritet nuk do të jenë përkatësitë politike, por do të jenë hallet e miletit”, u shpreh Kosova.
 
Shqetësimet e banorëve 
“Ne me gjithë kalamajtë, mundohemi e derdhim tërë këtë djersë, hudhrën apo domaten se s’ka treg. Këtu vetëm të dalë një parti e shejtanit dhe të thotë unë jam partia e shejtanit dhe unë do ta rregulloj. Të gjitha partitë na kanë premtuar, asnjë parti, asnjë deputet, asgjë nuk kanë rregulluar”, i thotë një banor Halim Kosovës.
 
“Jam banor i Zall Herit. Këtu në Zall Herr kalojnë shumë kandidatë , kanë premtuar shumë gjëra dhe s’kanë bërë asgjë”, thotë një banor.
 
“Ka zero investim, zero rrugë, asnjë metër rrugë, zero organizime , zero investime në bujqësi ,në shkolla, kopshte, në ujësjellës zero. Desha t’ju bëj një pyetje. Si do t’i jepni zgjidhje kësaj situate që jeton komuniteti?”, pyet një banor.
 
“Për Komunën e Zallher-it duhet të jenë prioritet rrugët”, thotë një banor.
 
“Kryetarin e Komunës këtu unë e kam kushëri. Ai ka idetë e veta, unë kam të mijat. Asnjë nuk lejoj të ma shajë, se është gjaku im ai, por ama idetë i kemi të kundërta. Vij ta qaj këtë hall, se ka ikur administrata këtu, se gjej dot më, vij të gjej ty atje, por dua derën e hapur tek ty”, i drejtohet një banor Kosovës.
 
“Ne jemi të përndjekur politikisht, që në 95 e deri më sot. Janë mbi 3.500 banorë. As ka rrugë, as ka ujë, as ka drita , as ka shkollë. Shkolla është si shkollë por ama më mirë mos me qenë”.
 
“Këto halle që ke ti, a të hyn në punë ty a ka palma tek ajo rruga nga Rinasi në Tiranë apo jo? Fasada tek Sheshi Nënë Tereza, ajo mund t’i pëlqejë 5 apo 10% të shqiptarëve, nuk jam kundër kësaj, por kur njeriu ka halle që thotë ore s’kam ujë me pi, s’kam shkollën për fëmijët, s’kam bukë , ty s’të hyn në punë ajo. Ngrihuni të gjithë dhe jepni votën aty ku besoni . Nuk është se jam magjistar, por ama jam dikush që të interesohem për hallet aty ku janë dhe të vras mendjen për zgjidhjet”, deklaroi Halim Kosova.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos