TIRANË – Ministri i Shëndetësisë, Halim Kosova, ka prezantuar sot, investimet më të reja që janë bërë në sektorin e shëndetësisë. Ai ka dalë në një konferencë për shtyp, gjatë së cilës ka vënë në dukje përmirësimet në shërbimin e urgjencës, dhurimet e donatorëve të huaja etj.
Duke folur për shërbimin e urgjencës, ai tha se “Në funksion të urgjencës mjekësore janë edhe gjashtë helikopterë”. Urgjenca në radhë të parë është problem njerëzor. Çdo ekip duhet të vejë në jetë e në zbatim të gjitha aparaturat që i janë vënë në dispozicion. Këtu përfshihet edhe aparaturat zviceriane për hapjen e kokës, ndërhyrjen në tru në rast nevoje. Koronografia, ndërhyrja në zemër pa e hapur të sëmurin, vetëm nëpërmjet tubave të hollave, ka mundur që gjendje e pacientit të kthehet në gjysmë orë në normale", - tha ai.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com