E gjithë bota është solidarizuar me Turqinë dhe Sirinë duke shpresuar më të mirën dhe duke ndihmuar në çdo mënyrë personat që janë nën rrënoja. Ekipet e shpëtimit po bëjnë të pamundurën për të shpëtuar njerëzit nga tërmeti i tmerrshëm që goditi Turqinë dhe Sirinë mëngjesin e së hënës. Ndërtesa e Qeverisë së Kosovës është ndriçuar të mërkurën në mbrëmje me flamurin e Turqisë. Përmes një postimi në Facebook, Qeveria ka shkruar se dita e sotme në Kosovë është ditë zie shtetërore dhe mbështet familjet e viktimave.
“Dita e sotme në Kosovë është ditë zie shtetërore. Në nder të viktimave të tërmetit shkatërrues, ndërtesa e Qeverisë sonte u ndriçua me flamurin e Turqisë. Lutemi për shëndetin e të lënduarve dhe i qëndrojmë pranë popullit dhe shtetit turk”, thuhet në njoftim.

Komente


/BEN/,po turqit i kemi //vellezer// te gjetur nuk e di ti kete?! Me sirjanet nuk kemi patur asgje historikisht.
Përgjigjupo per Sirine pse jo apo sjan njerez dhe ata .
Përgjigju