Kosova shpall kryetar të PS Baldushk
të akuzuarin për ngacmim seksual

Kosova shpall kryetar të PS Baldushk<br />të akuzuarin për ngacmim seksual
TIRANË - Një njoftim për shtyp nga zyra elektorale e kandidatit të PD-së, Halim Kosova,që  u shpërnda me jo pak bujë sot në mëngjes, ku thuhej se “kryetari i PS në Baldushk mbështeste dhe do të votonte për Kosovën”.
 
Por, me sa duket, kuruesit e imazhit të Dr. Kosovës, që çdo mëngjes nisin kasetat e montuara një ditë më parë në redaksitë e televizioneve, nuk janë thelluar shumë në këtë mesele dhe kanë shpejtuar ta shesin si diçka të madhe.
 
Në fakt, Hasan Ismaili nuk ka qenë asnjëherë kryetar i PS-së Baldushkut, por ai ka punuar si roje në një nga godinat e Qytetit Studenti në Tiranë dhe sipas dokumenteve zyrtare, është larguar nga puna për shkelje të rregullores pasi ka lejuar hyrjen në konvikt të “personave” jo rezident, për përdorim të alkoolit dhe ngacmime seksuale ndaj studenteve vajza.
 
Janë jo të pakta deklarimet nga vetë studentët që thonë se Ismaili paguhej për të futur meshkuj në godinat e femrave kundrejt një pagese të caktuar, ndërsa gjatë turnit të tretë janë regjistruar disa herë rastet e ngacmimeve seksuale të tij ndaj vajzave. Madje, studentët e kanë denoncuar disa herë se lidhej me banorët përreth, të cilët i lëshonin shtëpitë me qera, ku Ismaili u dërgonte studente duke iu marrë përqindjen përkatëse.
 
Dhe PD para se të niste kasetën, mund minimalisht të informohej për kryetarin real të PS-së në Baldushk, i cili është Ilir Bermeta./Tema/

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Karrigedjegurit

Mero Baze: Karrigedjegurit