Kosova shpall Sheshelin person
non-grata, s'lejohet të kalojë kufirin

Kosova shpall Sheshelin person<br />non-grata, s'lejohet të kalojë kufirin
Lideri radikal i serbëve, Voislav Sheshel edhe zyrtarisht është deklaruar si person “non grata” dhe iu është ndaluar hyrja në Kosovë.

BIRN/Kallxo.com posedon një dokument të Ministrisë së Punëve të Jashtme e nënshkruar me datën 5 prill nga ushtruesi i detyrës së ministrit të jashtëm Petrit Selimi, ku shkruhet se Sheshel është person i padëshirueshëm dhe i ndalohet hyrja në Republikën e Kosovës.
 

dekreti


Sheshel më 31 mars të këtij viti është shpallur i pafajshëm nga Gjykata e Hagës për Krime në ish Jugosllavi.

Edhe Kroacia disa ditë më parë ia ka ndaluar hyrjen e tij në tokën kroate për 20 vjetët e ardhshme ose përndryshe do të arrestohet nga autoritetet e Kroacisë.
 
Kurse disa ditë më parë Sheshel kishte ironizuar me deklaratën e Selimit duke thënë se nuk kanë bazë ligjore që ta arrestojnë. “Me çfarë baze ligjore do të më arrestojnë?”, ka pyetur Sheshel.
 
Pastaj ka thënë se e di se për çfarë do të dëshironin ta arrestonin në Kosovë. “Ata duan që të më arrestojnë dhe më pas të mi marrin organet për shtije”, ka ironizuar Sheshl duke aluduar në akuzat që iu bëhen disa udhëheqësve kosovarë, se janë marrë me trafikim organesh.
 
Sheshel madje ka thënë se pasi që të pajiset me pasaportën e re, sepse asaj të kaluarës i ka dalur afati, do të vizitojë edhe Kroacinë, vend i cili e akuzon për krime lufte.

Redaksia Online
Shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Gratë e PD-së së Sali Berishës dhe Rajmonda, gruaja e Aleks Nikës, vrarë me 21 janar 2011

Gratë e PD-së së Sali Berishës dhe Rajmonda, gruaja e Aleks Nikës, vrarë me 21 janar 2011