Kosova status vëzhguesi në NATO
Thaçi: Thelbësore për integrimin

Kosova status vëzhguesi në NATO<br />Thaçi: Thelbësore për integrimin
PRISHTINE - Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka përshëndetur vendimin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, e cila vendosi dje që Kosova të ketë statusin e vendit vëzhgues. Kryeministri Hashim Thaçi e cilësoi lajm të mrekullueshëm pranimin e Kosovës si vëzhguese në Asamblenë Parlamentare të NATO-s.

“Në fund të majit në Takimin e Vilniusit përfundojnë formalitetet dhe Kuvendi i Republikës së Kosovës do të ketë statusin zyrtar të vëzhguesit në NATO. Ky është një hap i rëndësishëm dhe thelbësor në integrimin e shtetit tonë në Aleancën më të madhe të sigurisë në botë”, ka shkruar Thaçi.

Të dielën, asambleja Parlamentare e NATO-s ka vendosur që Kosovës t’i jepet statusi i vendit vëzhgues në AP të NATO-s, ndërkaq në të njëjtën kohë është përjashtuar Rusia nga ky organ. Por disa ekspertë të çështjeve të sigurisë, thonë Kosova nuk do të ketë ndonjë përfitim të madh, por mjafton që vendi do të jetë në proces të avancimit brenda strukturës së Asamblesë Parlamentare të NATO-s. Sipas tyre Republika e vogël ballkanike duhet të bëjë përpjekje që të anëtarësohet në partneritetin për paqe.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Incidenti me Osmanin në aeroport, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Iu kërkua të kalonte telefonin në skaner, sigurimi i saj kërcënoi punonjësit

Incidenti me Osmanin në aeroport, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Iu kërkua të kalonte telefonin në skaner, sigurimi i saj kërcënoi punonjësit