Kryeqyteti shqiptar ofron hapësira dhe mundësi turistike por informacionet plota mbi destinacionet turistike e bëjnë të plotë panoramën e Tiranës në sytë e turistëve. Kandidati i së djathtës për bashkinë e Tiranës Halim Kosova në ndalesën e radhës me grupet e shoqërisë ka bashkëbiseduar me operatorë turistikë hodhi idenë e krijimit të linjave të dedikuara për zonat turistike.
Por hapësirat turistike ku duhen zhvilluar dhe që kërkojnë vëmendje janë të shumta. Një ndër to është edhe Mali i Dajtit i cili ngrihet në lindje të Tiranës. Halim Kosova e ftoi që të punojnë së bashku për ide e projekte konkrete për te rritur numrin e vizitorëve në Malin e Dajtit.
Teksa bisedonte me të ftuarit në këtë takim për turizmin, një grup vizitorësh nga Çekia u ndalën dhe u takuan me kandidatin për Kryetar Bashkie. Kosova u foli atyre për mundësitë që ofron kryeqyteti ynë, dhe u dhuroi një guidë mbi atraksionin turistik dhe vlerat e trashëgimisë.
Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)
