Kosova,takim me shtresat në nevojë
sulmon punën e Bashës në bashki

Kosova,takim me shtresat në nevojë<br />sulmon punën e Bashës në bashki
Në takimin e sotëm që kandidati demokrat Halim Kosovës pati me shtesat në në nevojë është shprehur se për këto shtresa është premtuar shumë, por nuk është bërë asgjë. 

Midisa ankesave dhe pakënaqësive të shumta që shtruan të pranishmit në takim, ja cila ishte njëra prej tyre: “Që nga koha e Edi Ramës janë ndërtuar banesat sociale dhe akoma nuk janë shpërndarë. Jemi me qira 17 vjet. Nuk respektohet asnjë sinjalistikë për ne invalidët. Kurse për parkimet për invalidet na i dha Edi Rama dhe na u hoqën, por s’dimë pse. I kemi bërë kërkesë bashkise aktuale, por asnjë përgjigje s’kemi marrë”.

Aksesueshmëria e këtyre personave në bashki apo edhe në institucione të tjera, e cila u premtua se do të mundësohej nuk ekziston , ka theksuar ndër të tjera Kosova.
 “Dera e bashkisë do të jetë e hapur. Kur them dera e bashkisë do të jetë e hapur, puna e parë që më shkon mendja them: Po si do futen në bashki? Sepse nuk kam parë për momentin ndonjë rrugë të përshtatshme që t’u përkojë aftësive fizike për të hyrë në bashki. Edhe për këtë do të shikoni një zgjidhje origjinale që do të bëjë shumë shpejt me të marrë bashkinë në dorë.Duhet më shumë me ju dëgjuar, sepse jo vetëm në katër vitet e fundit është bërë shumë dhe nuk është bërë aq sa duhet për ju. Ju jeni dëshmitarë, që në shumë fushata ju takojnë, ju mbledhin rreth e përqark, ju bëjnë premtime dhe ju ikni të gëzuar. Por, në shumicën e rasteve, siç unë jam në dijeni, premtimet ngelën në letër”, tha Kosova.

Kosova ka thënë se në programin e tij do jenë të përfshirë të gjithë qytetarët e Tiranës, përfshirë edhe personat me aftësi të kufizuar dhe se ai do të trajtojë problemet dhe shqetësimet e secilit prej tyre.
 
Ai ka thënë gjithashtu se puna e tij si mjek e bën ti kuptojë të gjitha hallet dhe shqetësimet e këtyre personave, ndaj ka pasur dhe një vrejtje për mjedisin që organizatorët kanë zgjedhur për zhvillimin e këtij takimi duke theksuar se rrezet e forta të diellit janë të dëmshme për to.
 
Jam i gatshëm ta vazhdoj bisedën, por jo në këto kushte, të cilat ju kanë venë organizatorët nën rrezet e diellit. Nuk do të lejoj asnjë grup interesi, asnjë individ të rrijë jasht programit tim, pavarësisht se është apo jo me aftësi të kufizuar, është në qendër apo në periferi të tiranë. Të gjithë do të jenë të përfshirë në programin tim. Sëbashku do kontrollojmë se si do shkojë menaxhimi i këtij program. Në çdo institucioni që punon me humanizëm, serioziteti dhe drejtësi mund të ecet përpara, ndaj dhe unë do mar mendimin e të gjithëve ju dhe sëbashku do ta punojmë për ta bërë tiranën ashtu siç ne e duam. Sa më shumë vrejtje dhe problem që  ju më thoni, që nuk janë bërë në vite, unë ndjej keqardhje dhe vihem përpara përgjegjësisë se sa shumë punë kam për të bërë.  Në punën time si mjek unë kam hasur se nëse je korrekt, me kompaninë, me cilësinë, me standardin gjithçka shkon mirë. Nëse korrupsionit i mbyllen të gjitha dyert midis punonjësve të bashksë dhe biznesit dhe ambjentet ju lihen ju për shfrytëzim,  ju do të keni një jetesë tjetër, më të mire”, tha Kosova.

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kosova fal djemtë ‘planprishës’, lista për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve

Kosova fal djemtë ‘planprishës’, lista për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve