Policia e Kosovës ka nxjerrë një urdhër arresti për drejtorin e zyrës për Kosovën në qeverinë serbe, Marko Gjuriç. Kjo do të thotë se nëse ai kapet brenda territorit të Kosovës, do të përfundojë në prangat e Policisë.
Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Kosovës, Petrit Selimi, ka marrë vendim për t’ia ndaluar për një kohë të pacaktuar hyrjen në Kosovë, Marko Gjuriçit.
Selimi ka konfirmuar se këtë vendim e ka marrë pasi zyrtari serb është futur të premten në territorin e Kosovës në mënyrë ilegale, pasi nuk i ishte dhënë leja nga autoritetet e Prishtinës.
Ai tha se Gjuriçi kishte kërkuar leje për hyrje në Kosovë vetëm disa orë para planifikimit të vizitës, që bie në kundërshtim me marrëveshjen e Brukselit, e cila specifikon se serbët duhet të kërkojnë leje në Prishtinë së paku 24 orë para vizitës. Selimi tha se pas këtij vendimi, u mbetet autoriteteve të sigurisë që të veprojnë.
Ditët e fundit Kosova i ka ndaluar hyrjen në territorin e saj disa zyrtarëve serbë. Ndërsa lideri radikal i serbëve të Bosnjes, Vojsllav Sheshel u shpall person non-grata, ndërsa autoritetet policore si të Kosovës ashtu edhe të Serbisë ndaluan hyrjen e tij në Kosovë një javë më parë.
Redaksia Online
Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com