Kosova vendim historik, gati dyfishon pagën minimale

Kosova vendim historik, gati dyfishon pagën minimale

Kryeminstri i Kosovës, Albin Kurti

KOSOVË- Paga minimale do të jetë 250 euro në Kosovë. Qeveria ka miratuar projektligjin që e cakton pagën minimale në vlerë prej 250 euro neto apo 264 euro bruto.

Paga minimale në Kosovë ishte 170 euro për moshën mbi 35 vjeç e 130 euro nën 35 vjeç dhe nuk ka ndryshuar qysh në vitin 2011.

Qeveria e Kosovës ka miratuar projektligjin që e cakton pagën minimale në vlerë prej 250 euro neto apo 264 euro bruto. Me këtë vendim ora e punës do të vlejë 1.5 euro.

Nga kjo rritje do të përfitojnë rreth 300 mijë punëtorë, ka thënë kryeministri i Kosovës Albin Kurti në mbledhjen e Qeverisë, e cila u mbajt ditën e sotme.

 

 

 

 

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Qobani: 13/04/2022 19:07

    Kosovart e gjorë deri më tani kurr si kan kry obligimet e veta, kushë jav dhake kafshaten mat madhe i thojshin jemi me ty,ishalla gjenerata e re bahen largë pamsa,dhe sa ma shum NJERËZOR

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë