Kosova vijon takimet me banorët: 
Halli juaj do bëhet halli i Bashkisë 

Kosova vijon takimet me banorët: <br />Halli juaj do bëhet halli i Bashkisë 
TIRANË - Kandidati për kryetar Bashkie në Tiranë, Halim Kosova u takua sot me tregtarë të vegjël dhe me qytetarë në rrugën e Bogdanëve, Him Kolli, dhe Myslym Shyri.
 
Kosova duke konstatuar problemet që kanë qytetarët me varfërinë e pamundësinë i ka siguruar ata se do të jetë në krah të tyre.
 
“Halli i njërit është edhe halli i të gjithëve, por ne duam që halli juaj të jetë halli i Bashkisë”, thotë Kosova.
 
Doktor Kosovës as në këto takime nuk i ka munguar rasti kur qytetaret ti shprehin mirënjohjen pasi u është gjendur pranë në momente të vështira.
 
“Nuk e mbani mend por më keni shpëtuar nga një operacion. Keni qenë drejtor materniteti atëherë dhe më çuan për operacion, dyshuan për fibromion, ju më thatë jo mos u fut në operacion, dhe më shpëtuat”, i thotë Kosovës një qytetare.
 
“Unë përshembull, në qytetin e Tiranës, i kam premtuar banorëve që edhe për halle që varen nga qeveria unë do të jem njësh me ta, për t’i luftuar, për t’i zgjidhur këto probleme”, tha Halim Kosova.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Macron kërkon që të ndalen dërgesat me armë për Izraelin

Macron kërkon që të ndalen dërgesat me armë për Izraelin