Kosova, vizita e fundit e Nishanit
jashtë vendit në mbyllje të mandatit

Kosova, vizita e fundit e Nishanit<br />jashtë vendit në mbyllje të mandatit
Presidenti Bujar Nishani ka përmbyllur vizitën zyrtare në Kosovë, e cila ishte edhe e fundit e kreut të shtetit në përfundim të mandatit.
 
Nishani vizitën e parë kur u zgjodh President e zhvilloi në Kosovë dhe të fundit pikërisht në Kosovë duke treguar edhe rëndësinë që ka për Shqipërinë.
 
Në ditën e fundit të vizitës shtetërore në Kosovë të Presidentit të Republikës, Bujar Nishanit iu dha titulli “Qytetar Nderi” i Prizrenit.
  
Kreu i Shtetit shqiptar, pas marrjes në dorëzim të titullit vuri në dukje në fjalën e tij se: “Nuk ka emocion dhe vlerë më të madhe njerëzore kur të nderojnë qytetarët dhe populli.
 
Dhe prandaj sot ndihem i nderuar që mes jush dhe qytetarëve të Prizrenit ta marr dhe ta vlerësoj e të përulem para këtij nderimi që po më bëni.
 
Isha shumë i nderuar që ta kryej këtë vizitë shtetërore të fundit pikërisht këtu, aty edhe ku e nisa në fillim të mandatit tim presidencial, në Kosovë.
 
Përpos qëllimit që kisha për të përcjellë gjatë kësaj vizite nderimin, besimin dhe mirënjohjen e të gjithë qytetarëve të Shqipërisë për vëllezërit dhe motrat e tyre në Kosovë si dhe për të gjithë autoritetet dhe institucionet e shtetit, të kultit e besimeve fetare, të shoqërisë civile te secili qytetar i nderuar i këtij shteti, ndoshta i ri në kontekstin juridik, por mijëravjeçar për sa i përket kulturës dhe traditave
.”
 
Isha i nderuar të shkoja në Prishtinë, Gjakovë, Deçan, Prekaz, Gjilan, Drenas dhe sot në Prizren. Ka qenë një vizitë që unë e kam përjetuar emocionalisht dhe do ta mbaj brenda vetes për shumë kohë.
 
Nga Prizreni, vendi i bashkimit dhe harmonisë, i respektit të bashkëjetesës, civilizimit, dhe kulturës, dua të theksoj se do t’u jem përjetë mirënjohës për këtë nderim që m’u bë sot këtu.
 
 Nga Prizreni i betejave për ekzistencë, i përpjekjeve për bashkim dhe lidhje, i kulturës, i gjuhës sonë të bukur shqipe, nga Prizreni i mikpritjes dhe sot i shkollës e i dijes në çdo lagje e shtëpi, prandaj unë nuk e di nëse e meritoj plotësisht këtë nderim kaq të madh që më bëhet, por për një gjë ju siguroj ju dhe të gjithë qytetarët e Prizrenit se do të besoj po aq fort sa kam besuar gjithë jetën time te vlerat e lirisë.
 
Jam i bindur se qytetarët e Prizrenit do ta përcjellin këtë te brezat e rinj, te ata që vijnë: vlerën tonë kryesore, Besën.
 
Zoti e nderoftë dhe e bekoftë popullin e Prizrenit, e të Kosovës dhe popullin shqiptar
!” – u shpreh Presidenti Nishani.
 
Nishani u nderua edhe në Drenas, ndërsa duke folur në zemrën e kësaj treve që bëri histori jo vetëm për Kosovën, për kombin, por edhe për gjithë Evropën, për një popull që diti t’i dalë zot vetes Presidenti Nishani u shpreh: “Një gjë mund ta them me siguri: që këtë nder e besim që po ma jepni ju sot, edhe në emër të gjithë atyre heroizmave e sakrificave, unë do ta mbaj jo vetëm në zemrën, shpirtin dhe mendjen time, jo vetëm në trashëgiminë time familjare të brezave që vijnë pas, por do të bëj maksimumin dhe sakrificën më sublime nëse do të jetë e nevojshme për ta mbajtur me nder.
 
Përfitoj nga rasti dhe jam i bindur që gjithësecili bashkohet me mua në nderimin dhe përuljen më të thellë ndaj gjithë heronjve, dëshmorëve dhe martirëve.
 
Sakrificat e tyre dhe gjithë ai gjak i derdhur nuk kanë shkuar kot, sepse kemi mbërritur në një destinacion që nuk është i fundit, por është i asaj rruge për të cilën heronjtë e orientuan kombin, dëshmorët e orientuan vendin dhe martirët e orientuan Kosovën, Drenicën dhe gjithë shqiptarinë e të gjithë ata që besojnë te vlerat e shqiptarisë.
 
Të gjithë ata që e bënë atë luftë, të gjithë ata që ranë në atë luftë të lavdishëm qofshin përjetë!
 
Nderin ndaj tyre ne do ta bëjmë deri në fund, kur t’ua çojmë në vend amanetin e kur ta vendosim identitetin kombëtar dhe kombin shqiptar në piedestalin e ndritur të lirisë së merituar dhe përcaktimit të një rruge jo vetëm pa kthim, por që do ta na tregojë se pavarësisht se sa e gjatë ishte, pavarësisht se sa sakrifica kërkonte, pavarësisht se sa të egër i patëm armiqtë, ne ditëm gjithmonë të triumfojmë, t’ia dalim e të ecim përpara, të tejkalojmë çdo vështirësi, pengesë, edhe kurthe që mund të ngrihen, sepse ne besojmë në gjënë më të pastër, në atë që është më e çlirët, më e drejtë, në atë që është historike sa vetë njerëzimi: Lirinë! Dhe liria nuk ka çmim!
 
Dhe shqiptarët, drenasit, drenicarët dhe gjithë heronjtë e tjerë paguan çdo çmim që iu kërkua për atë që duket e thjeshtë, por që është e përmasave të jashtëzakonshme, që i kalojnë shekujt e mijëvjeçarët e përmasat që barazohen vetëm për sa kohë ka ekzistuar e do të ekzistojë njerëzimi dhe zhvillimi.
 
Ky nderim sot është një garanci e madhe se sa shumë ju, dhe ky popull beson te mundësitë që ne kemi së bashku për të ecur përpara, për të menduar, për të punuar, për të kontribuar, për të mos harruar si dhe për të nderuar së bashku
.”
 
 
dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Parisi i jep lamtumirën Lojërave Olimpike, Shqipëria theu rekordin e saj historik me dy medalje bronzi

Parisi i jep lamtumirën Lojërave Olimpike, Shqipëria theu rekordin e saj historik me dy medalje bronzi