Kosova zbaton
mocionin e Vetëvendosjes

Kosova zbaton<br />mocionin e Vetëvendosjes
Në një deklaratë për mediat qeveria e Kosovës u shpreh se ekzekutivi mbetet i përkushtuar ndaj rekomandimeve.

“Në lidhje me rekomandimin e djeshëm të Kuvendit, Qeveria e Republikës së Kosovës do të shikojë mundësitë dhe alternativat për respektimin e tyre, gjithnjë duke u mbështetur në respektimin e kornizave ligjore dhe procesin integrues të Kosovës në Bashkimin Evropian”, thuhet në komunikatën e Qeverisë në lidhje me vendimin e Kuvendit që të kthejë masat e reciprocitetit me Serbinë.

Qeveria e Kosovës ka rikujtuar përkushtimin e saj dhe gatishmërinë për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në rajon.

“Çdo hap i Qeverisë së Kosovës ka për synim mbarëvajtjen e procesit drejt integrimit Evropian, ruajtjes së marrëdhënieve të mira dhe produktive në të gjitha fushat, përfshirë edhe ekonominë e lirë të tregut. Prandaj, edhe Rekomandimin e fundit të Kuvendit të Republikës së Kosovës e kuptojmë si qasje për trajtim të barabartë në raport me secilin shtet, përshirë edhe Serbinë, për çfarë kemi qenë dhe mbetemi të angazhuar në vazhdimësi”, thuhet në deklaratën e Qeverisë së Kosovës.

Kuvendi i Kosovës votoi një ditë më parë mocionin e Lëvizjes Vetëvendosje, në të cilin kërkohej kthimi i masave reciproke në rrafshin politik, ekonomik dhe tregtar me Serbinë.

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Vetingu shkarkon përfundimisht prokurorin e Tiranës Ardian Braho, shkak problemet me pasurinë

Vetingu shkarkon përfundimisht prokurorin e Tiranës Ardian Braho, shkak problemet me pasurinë