KOSOVË- 1 person ka ndërruar jetën në 24 orët e fundit në Kosovë, ndërsa si rezultat i 2.144 testimeve 15 qytetarë kanë rezultuar me COVID-19.
Sipas njoftimit nga Ministria e Shëndetësisë, 11 qytetarë janë shëruar nga virusi, ndërsa që nga fillimi i pandemisë në vend 105.549 qytetarë kanë arritur ta fitojnë luftën me koronavirusin.
Numri total i infektimeve ka shkuar 107.921, ndërkohë që ai i viktimave është 2.265 në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë.

Ndërkaq, 107 qytetarë janë aktivë me koronavirusin në të gjithë vendin.
12.927 qytetarë kanë marrë dozën e vaksinës anti-COVID në 24 orë, ndërsa deri më tani janë vaksinuar 324.107.
Komente

